Home Lajme Nga Vendi Këngëtari italian Al Bano, sërish probleme me shëndetin, shtrohet në spital

Këngëtari italian Al Bano, sërish probleme me shëndetin, shtrohet në spital

al banoTIRANË, 20 Mars/ATSH/.- Këngëtari i njohur italian Al Bano është shtruar mbrëmjen e djeshme sërish në spital pas problemeve me shëndetin.

Pas interpretimit përpara publikut, mbrëmjen e së dielës 19 mars, në Porto Sant’Elpidio, Al Bano ndjeu nje dhimbje dhe bashkëpunëtorët e tij e shoqëruan në në një poliklinikë në Bari.

Në muajin dhjetor të vitit që kaloi , përpara Sanremos, këngëtari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirugjikale për një atak kardiak.

Sipas burimeve të spitalit bëhet fjalë për një ishemi kalimtare, Pas shtrimit në Bari, Al Banon e vizitoi edhe shoqja e tij Loredana Lecciso. Gjatë natës ai u dërgua në spitalin e Leçes në repartin e specializuar për kurimin e iktusit./Tgcom24/k.s/

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…