Home Aktualitet KAZAKISTAN – Anija kozmike ”Sojuz” niset drejt ISS-së me një rus dhe amerikan në bord

KAZAKISTAN – Anija kozmike ”Sojuz” niset drejt ISS-së me një rus dhe amerikan në bord

anije kozmikeBAJKONUR, 20 prill /ATSH-AFP/ – Një anije kozmike ”Sojuz” që kishte në bord një astronaut rus dhe një astronaut amerikan u ngrit sot nga kozmodromi i Bajkonurit, në Kazakistan, me destinacion Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS).

Anija kozmike ”Sojuz MS-04” u ngrit në orën 07:13 GMT, ndërkohë që për komandantin rus të bordit, Fjodor Jurçihin është misioni i pestë hapësinor dhe për inxhinierin amerikan, Jack Fischer hera e parë që udhëton në hapësirë.

Fluturimi në hapësirë i dy personave do të zgjasë rreth gjashtë orë, për një operacion të anijes kozmike ”Sojuz” në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) parashikuar në orën 13:23 GMT.

“Anija kozmike u ngrit nga Bajkonuri me sukses. Tre katet e para të saj u vendosën anijen e banuar në orbitë, tetë minuta dhe 48 sekonda pas ngritjes”, theksoi në një komunikatë agjencia hapësinore ruse ”Roskosmos”./ /ec/  a.jor.

Load More Related Articles
Load More By Eva Cani
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

BRUKSEL – BE: Rivlerësim i marrëdhënieve me Turqinë

BRUKSEL, 24 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johnnes Hahn u sh…