Home Ceshtjet e Mjedisit Kapet një specie e rrallë detare në Gjirin e Vlorës

Kapet një specie e rrallë detare në Gjirin e Vlorës

2 min read
1
147

TIRANË, 12 Janar / ATSH / – Peshkatarët e gjirit të Vlorës, kanë kapur një ekzemplar të breshkës detare “kareta kareta”, e kanë ruajtur dhe e kanë çuar pranë qendrës së Peshkimit Oriku në Dhërmi, ku menjëherë janë njoftuar specialistët e faunës detar në  stafin e AKZM-së, të cilët kanë bërë ekzaminimin e plotë të species, matrikullimin, plotësimin e formularit  dhe e kanë kthyer përsëri në habitatin e saj natyrorë.

Ndërgjegjësimi i popullatës kryesisht  i asaj pjese që për shkak të profesionit ka kontakt me kafshët tokësore apo detare, ka bërë që shumë specie të kapen aksidentalisht dhe të ruhen si specie të rralla.

Shoqatat mjedisore në ruajtje të faunës detare, kanë bërë një punë  ndërgjegjësuese te peshkatarët e detit që të kenë kujdes me speciet e rralla detare.

Pranë qendrës së vizitorëve në Dhërmi është krijuar dhe një ambient (akuarium) për mbajtjen në kushte normale të specieve detare të kapura deri sa të bëhet ekzaminimi i tyre e pastaj të lëshohen në det.

/n.lena/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Ceshtjet e Mjedisit
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…