Home Aktualitet JERUSALEM – Mattis në Izrael për çështjen iraniane dhe siriane

JERUSALEM – Mattis në Izrael për çështjen iraniane dhe siriane

James MattisJERUSALEM, 21 prill /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis do të takojë krerët izraelitë për të biseduar për Iranin, Sirinë dhe për një afrim të marrëdhënieve pas tensioneve me administratën Obama.

Mattis do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, që Donald Trump kishte pritur në Shtëpinë e Bardhë në mes të shkurtit.

Ai do të takohet gjithashtu me ministrin e Mbrojtjes, Avigdor Lieberman që e ka takuar gjithashtu në Uashington dhe presidentin izraelit, Reuven Rivlin.

“Shefi i Pentagonit kërkon të bisedojë drejtpërdrejt me përgjegjësit më të lartë izraelitë mbi shqetësimet e tyre aktuale dhe atë që ata presin nga administrata e re”, deklaroi një zyrtar.

Në radhe të parë të shqetësimeve izraelite figuron influenca e Iranit në rajon, që është kritikuar gjithashtu edhe nga SHBA-ja./ /G.S/  a.jor.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

BRUKSEL – BE: Rivlerësim i marrëdhënieve me Turqinë

BRUKSEL, 24 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johnnes Hahn u sh…