Home Bota IZRAEL – Netanyahu hedh poshtë akuzat e policisë dhe përjashton idenë e dorëheqjes

IZRAEL – Netanyahu hedh poshtë akuzat e policisë dhe përjashton idenë e dorëheqjes

1 min read
0
18

IZRAEL, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Policia izraelite rekomandoi sot gjykatës për të fajësuar për korrupsion, mashtrim dhe abuzim me detyrën kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili kërkoi sërish pafajësinë dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes.

Vendimi për të hetuar zyrtarisht, Netanyahu, 68 vjeç varet tashmë nga prokurori i përgjithshëm Avishaï Mandelblit.

Në një deklaratë policia njoftoi se ekzistonin prova të mjaftueshme kundër kryeministrit me akuzën për pranim të rryshfeteve, për mashtrim dhe abuzim me detyrën në dy çështje që kanë kërkuar dy vite hetim.

Gjatë një interviste televizive dhënë sot në mbrëmje, Benjamin Netanyahu hodhi poshtë akuzat e policisë dhe përjashtoi mundësinë e dorëheqjes./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Vilma Bytyci
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2018

RAYONG (Tajlandë) – SHBA dhe Tajlanda zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake &#…