Home Bota ISLAMABAD – SHBA-ja dhe Pakistani konfirmojnë bashkëpunimin edhe pas deklaratave të Trump

ISLAMABAD – SHBA-ja dhe Pakistani konfirmojnë bashkëpunimin edhe pas deklaratave të Trump

2 min read
0
12

ISLAMABAD, 13 janar /ATSH-AA/ – Ushtria e Pakistanit njoftoi se Uashingtoni ka garantuar Islamabadin se do të përmbahet nga çdo veprim i njëanshëm dhe se është duke kërkuar bashkëpunim në trajtimin e grupeve të armatosura në Pakistan.

Sipas një deklarate nga një media e ushtrisë së Pakistanit, “kjo deklaratë u bë nga kreu i Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), gjenerali Joseph L. Votel, gjatë një bisede telefonike me kreun e ushtrisë pakistaneze, gjeneralin Qamar Javed Bajwa”.

“Bajwa, më herët këtë javë mori një telefonatë nga një senator amerikan për të diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë Pakistan-SHBA”, thuhet në deklaratë.

Votel tha se “SHBA-ja vlerëson rolin e Pakistanit në luftën kundër terrorizmit”.

Ai gjithashtu njoftoi se “SHBA-ja nuk është duke parashikuar ndonjë veprim të njëanshëm brenda Pakistanit, por është duke kërkuar bashkëpunim për të luftuar shtetasit afganë të cilët, sipas pikëpamjes së SHBA-së, përdorin territorin pakistanez kundër Afganistanit”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi Pakistanin se strehon talebanët afganë duke pezulluar gjithashtu një ndihmë ushtarake prej 255 milionë dollarë.

Nga ana tjetër Pakistani i ka mohuar këto akuza./ /G.S/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…