Home Ceshtjet e Mjedisit ISHMP inspektim mbi ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

ISHMP inspektim mbi ujërat e zeza në Liqenin e Ohrit

inspektimiTIRANË, 20 Prill /ATSH/ -Referuar lajmit të publikuar online mbi derdhjen e ujërave të zeza në liqenin e Ohrit në Pogradec, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve sqaron se menjëherë pas denoncimit në publik ka kryer inspektimin në liqenin e Ohrit.

Nga ky inspektim, thekson ISHMP, “është konstatuar nga inxhineri Albert Tavanxhiu, se gjatë ditës së martë, dt 18 prill 2017 për mungesë të energjisë nga defekti i fidrit nr.9 nuk është bërë trajtimi i plotë i ujërave të përdorura, (biologjikë dhe kimikë) për rreth 22 orë, por pa ndikim negativ në mjedis. Pas riparimit të defektit të energjisë cdo proces i trajtimit është bërë normal. Për këtë defekt në fidrin 9, OSSHE ka mbajtur procesverbal”.

ISHMP vijon sistematikisht punën në të tërë vendin duke ushtruar të gjitha kompetencat e saj ligjore për të garantuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për qytetarët shqiptarë. /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Ceshtjet e Mjedisit
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…