Home Ceshtjet Sociale Investimet në periferi të kryeqytetit për zhvillimin turizmit

Investimet në periferi të kryeqytetit për zhvillimin turizmit

3 min read
0
21
Foto ilustruese
Foto ilustruese

TIRANE, 13 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Për bashkinë e Tiranës, periferia mbetet në fokusin e investimeve për këtë vit kalendarik.

Për zonën e Baldushkut, shumë pranë kryeqytetit investimet në infrastrukturë mbeten prioritare.

Investime të përcaktuara qartë në buxhetin e Tiranës për këtë njësi administrative mbeten rehabilitimi dhe kualifikimi urban i qendrës së njësisë administrative, po kështu edhe shtrimi i rrugës “Feti Vogli”. Të tjera investime lidhen edhe me vendosjen e kontenierëve si dhe me riparimin dhe shtesën në shkollën “Fushas”.

Por, ajo çka e bën tërheqëse këtë zonë është edhe mundësia që ofron për të ushtruar sporte të ndryshme. Nëse po kërkoni të qetësoni trupin dhe mendjen tuaj nga një javë monotone, një aventurë e shkurtër me biçikletë në Baldushk, 22 kilometra në jugperëndim të Tiranës, mund të rezultojë aktiviteti i duhur.

Në një largësi optimale nga kryeqyteti, rruga për në Baldushk kërkon rreth dy orë e pak pedalim me një ritëm të relaksuar, por varet edhe nga modeli i biçikletës suaj.

Baldushku është një fshat i rrahur nga çiklistët për shkak të rrugës së asfaltuar, e cila nuk frekuentohet nga shumë makina dhe panoramës së jetës së fshatit.

Baldushku njihet ndryshe edhe për gjënë e gjallë(gjela, pula) “firmato” sikurse vetë kryetari i bashkisë së Tiranës i ka cilësuar. Kështu, për tre vite radhazi, tregu i posaçëm i shpendëve në Baldushk u ka dhënë mundësi qytetarëve të blejnë produkte të certifikuara nga shërbimi veteriner dhe me çmime më të lira. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2018

RAYONG (Tajlandë) – SHBA dhe Tajlanda zhvillojnë manovrat e përbashkëta ushtarake &#…