Home Bota HOLANDË – Jep dorëheqjen kreu i diplomacisë pasi gënjeu rreth një takimi me Putin

HOLANDË – Jep dorëheqjen kreu i diplomacisë pasi gënjeu rreth një takimi me Putin

1 min read
0
34

AMSTERDAM, 13 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Halbe Zijlstra dha sot dorëheqjen duke pranuar para Dhomës së Ulët të Parlamentit se kishte gënjyer për pjesëmarrjen e tij gjatë një takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Sot nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç dorëheqjes drejtuar autoritetit më të lartë mbretit”, pohoi ai, mjaft i prekur, duke i dhënë fund polemikës së krijuar, ndërkohë ishte parashikuar në axhendë që ai të nisej disa orë më vonë për një vizitë zyrtare në Rusi./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Vilma Bytyci
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

STUDIM – Nuk ekzistojnë më kuaj të egër në Tokë

KANSAS, 23 shkurt /ATSH-AFP/ – Nuk ekzistojnë më kuaj të egër në Tokë njoftuan sot s…