Home Aktualitet Grante deri në 50% të vlerës së investimit për strukturat agroturistike

Grante deri në 50% të vlerës së investimit për strukturat agroturistike

1 min read
0
29

TIRANË, 12 Janar/ATSH/.- Grante deri në 50 për qind të vlerës së investimit për të gjitha strukturat agroturistike është një ndër incentivat fiskale të qeverisë për nxitjen e agroturizmit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi u shpreh se “një mundësi e jashtëzakonshme biznesi në fshat merr rrugë nga sot, me miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për Agroturizmin”.

“Kriteret e klasifikimit të strukturave agroturistike do të pasohen nga një incentivë fantastike fiskale dhe grante deri në 50% të vlerës së investimit, së shpejti”, u shpreh ministri

Së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Peleshi tha se do të punohet për një ofertë të re në mozaikun turistik shqiptar. “TURIZMI NË FSHAT – një potencial i jashtëzakonshëm”, tha ai. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…