Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Gjermeni: I domosdoshëm një plan veprimi për t’u paraprirë pasojave nga ndryshimet klimaterike

Gjermeni: I domosdoshëm një plan veprimi për t’u paraprirë pasojave nga ndryshimet klimaterike

Screenshot_1TIRANE, 21 Prill/ATSH/ -Qeveria shqiptare po punon për hartimin e një plani veprimi për t’u paraprirë pasojave nga ndryshimet klimaterike. Në Tiranë u mbajt të premten takimi i parë për projektin “BRIGAID”, mbi idetë inovative lidhur me përmbytjet, thatësirat dhe motin ekstrem, pasoja këto të ndryshimeve klimaterike.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni në fjalën e mbajtur gjatë takimit, theksoi se hartimi i një plani veprimi për t’u paraprirë pasojave të ndryshimeve klimaterike është proces historik, në kushtet kur zhvillimi urban i vendit tonë ka qënë kaotik e spontan. Për shkak edhe të këtij zhvillimi kaotik, tha ajo, ka patur përmbytje e erozion duke shkaktuar dëme të mëdha tek banorët e zonave të prekura.

“Pikërisht për të ndaluar pasojat e këtij zhvillimi qeveria po harton një plan veprimi”, tha Gjermani. Ajo ftoi që pjesë e projektit për hartimin e planit të behen të gjithë, duke nisur nga inovatorët, tek akademikeët e deri tek qytetarët e thjeshtë.

Më tej,  Gjermeni informoi se qeveria deri tani ka hartuar tre plane kombëtare që janë Plani i përgjithshëm Kombëtar i Territorit, Plani për zhvillimin e zonës ekonomike Tiranë-Durrës dhe pani ndërsektorial për Bregdetin.

Po ashtu, tha ajo, janë hartuar edhe planet vendore të disa bashkive, ndërsa në buxhetin e vitit 2018 parashikohet financimi i hartimit të planeve vendore edhe për 18 bashki.

Krahas planeve zhvillimore, tha Gjermeni, po punohet edhe për ngritjen e një platforme monitorimi në mënyrë që gjithçka kemi hedhur në letër për planet e zhvillimit të territorit të jetë platformë udhëheqëse për zhvillimin social-ekonomik të vendit në vitet e ardhshme.

E pranishme në takim ishte edhe ambasadorja e Ambasadorja e Vendeve të Ulëta në Tiranë, Dewi Van De Weerd, e cila siguroi për mbështetje në hartimin e planit.

“BRIGAID” është një nismë që lidh inovatorët, kërkuesit, akademinë, njerëzit me ide, me institucionet dhe përdoruesit e fundit (end users) nëpërmjet disa produkteve që japin zgjidhje praktike e të shpejta në situatat e katastrofave. Roli është ai i një bashkuesi, duke krijuar një platformë takimi dhe informimi, ku përfitimet janë të shumta për zhvillimin urban të qëndrueshëm të Shqipërisë.

/a.gjonaj/ /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…