Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Fuqizimi i qeverisjes vendore, hapet thirrja e parë për projektet e shoqërisë civile

Fuqizimi i qeverisjes vendore, hapet thirrja e parë për projektet e shoqërisë civile

4 min read
0
15

TIRANE, 12 Janar /ATSH/- Është hapur sot Thirrja e parë për projekt propozime të organizatave të shoqërisë civile në 4 bashkitë  Durrësi, Lezha, Shkodra dhe Tirana, në kuadër të Programit Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) , financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP.

Ndërsa në 8 bashkitë e tjera partnere (Elbasani, Përmeti, Prrenjasi, Tropoja, Dibra, Librazhdi, Roskoveci dhe Korça) thirrja për projekt propozime të organizatave të shoqërisë civile, do të shpallet  brenda muajit janar.

Ky program zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Qëllimi i  ReLOaD është fuqizimi i demokracisë pjesëmarrëse në procesin e integrimit në BE të Ballkanin Perëndimor, duke e fuqizuar shoqërinë civile që të jetë pjesë e proçeseve të vendimmarrjes  duke kontribuar dhe mundësuar një mjedis ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.

Qëllimi specifik i këtij programi është fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor, duke inkurajuar zbatimin e modelit te suksesshëm të realizuar në Bosnje dhe Hercegovine lidhur me financimin e organizatave të shoqërisë civile (OSHC) nga buxheti i pushtetit lokal ne përputhje me prioritet lokale

Programi do të zbatohet për një periudhë 36 mujore. ReLOaD në Shqipëri pritet të zbatojë rreth 50 pr

 

ojekte të OSHC-ve në 12 bashkitë partnere dhe të ofrojë shërbime të përmirësuara dhe të shumëllojshme për qytetarët që marin shërbime në këto bashki.

Ky program fton të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) në Shqipëri që të paraqesin projekt-propozime që janë në përputhje me objektivat zhvillimore të bashkive përkatëse dhe janë në përputhje me prioritetet:

1. Përfshirja sociale dhe mbrojtja e grupeve të margjinalizuara,
2. Zhvillimi i qëndrueshëm i mjedisit duke përfshirë turizmin;
3. Fuqizimi ekonomik i grave dhe integrimi i të rinjve duke përfshirë aktivitetet sportive.

Shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë prej 650.000 Lek deri 4.500.000 Lek.

Kohëzgjatja e secilit projekt mund të shkojë nga 6 deri në 12 muaj. Projektet e përzgjedhura duhet të zbatohen në periudhën nga Prill/2018 deri në Prill/2019. e.xh/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…