Home Bota FRANCË – ISIS merr përsipër sulmin në Champs Elysees

FRANCË – ISIS merr përsipër sulmin në Champs Elysees

PARIS, 20 prill /ATSH-AFP/ – Grupi Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përsipër sulmin që ndodhi sot në Champs Elysees ku një polic mbeti i vrarë.

“Rreth orës 19:00 GMT disa policë u shënjestruan nga një person me armë automatike në zonën më turistike të Parisit. Një nga policët u vra dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa sulmuesi mbeti i vrarë në shkëmbimin e zjarrit”, sipas burimeve policore.

“Autori i sulmit në Champs Elysees në qendër të Parisit është Abu Yussef nga Belgjika dhe është një nga luftëtarët e Shtetit Islamik”, njofton ISIS-i nëpërmjet organit të tij të propagandës Amaq./

/G.S/

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

BRUKSEL – BE: Rivlerësim i marrëdhënieve me Turqinë

BRUKSEL, 24 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johnnes Hahn u sh…