Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Fotot/ Investimet ringjallin interesin e turistëve për rivierën shqiptare

Fotot/ Investimet ringjallin interesin e turistëve për rivierën shqiptare

4 min read
1
44

TIRANE, 12 Janar /ATSH/- Interesit në rritje të turistëve dhe vizitorëve të shumtë vendas dhe të huaj për rivierën shqiptare, po i përgjigjen më së miri investimet që po ndërmerr qeveria, në rivitalizimin e transformimin spektakolar, për një zhvillim të ri modern e bashkëkohor të infrastrukturës në zonat e bregdetit jugor të vendit.

Rikonstruksioni i Vunoit, fshatit të pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse, për relievin dhe resurset e rralla natyre, ndërtuar ne formën e një teatri ne këmbët e malit të Çikës po i jep një pamje të re fshatit turistik.

Fondi Zhvillimit Shqiptar, ka publikuar foto nga puna që ka nisur për rikonstruksionin e çative të shtëpive në Vuno, veçoria e të cilave qëndron në faktin e ruajtjes së lakimeve dhe formave autentike që bartin që nga koha e ndërtimit të tyre në shekullin e XVIII .

Investimet në fshatrat e Vunoit e Dhërmiut po kryhen në kuadër të projektit Punët në Komunitet IV – “Zhvillimi i Alpeve Shqiptare dhe Zonës Bregdetare” që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkëfinancohet nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB), Qeveria Shqiptare, WIBF dhe njësitë vendore përkatëse.

Projekti parashikon edhe ndërtimin e infrastrukturës publike në plazhet e Dhërmiut e Jalës.

Vlera në total e projektit është 36.7 milionë euro, një bashkëfinancim nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (CEB), Qeveria Shqiptare dhe NJQV-të përfituese, WBIF (“Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor).

Parashikohet që dy të tretat e kostos së Programit do të investohen në zonën bregdetare të Jugut dhe një e treta në zonën e Alpeve Shqiptare.

Marrëveshja midis Qeverisë Shqiptare dhe CEB për këtë projekt është firmosur në datë 21 Maj, 2015 dhe është ratifikuar nga Parlamenti në datë 2 Korrik 2015. Projekti, sipas marrëveshjes, ka filluar nga puna në tremujorin e fundit të vitit 2015 dhe parashikohet të përfundojë në shtator 2019.

Arrow
Arrow
Slider
/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…