Home Artikuj te Tjere Foto/Publikohen fotot, si do të transformohet këndi i lojërave tek “7 xhuxhat”

Foto/Publikohen fotot, si do të transformohet këndi i lojërave tek “7 xhuxhat”

2 min read
1
57

TIRANE, 12 Janar/ATSH-Z.Tosku/-Njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat” në rrugën e Elbasanit dhe do të ketë një pamje të re, pasi do të shndërrohet në një kënd lojërash modern për fëmijët por dhe shlodhëse për të rriturit.

Ndërkohë që projekti parashikon që pjesa e nëndheshme të shërbej si parking nëntokësor publik.

Sipas fotove të projektit, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

Arrow
Arrow
Slider

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Artikuj te Tjere
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…