Home Aktualitet Foto/Copëza Vjene në Tiranë, stola shumëngjyrësh në sheshin “Skënderbej”

Foto/Copëza Vjene në Tiranë, stola shumëngjyrësh në sheshin “Skënderbej”

5 min read
3
43

TIRANE, 12 Janar/ATSH-Z.Tosku/-Nëse kaloni nga sheshi “Skënderbej” dhe vëreni disa stola shumëngjyrësh, të vendosur në mënyrë të çrregullt, dijeni se janë një copëz Vjenë në Tiranë.

Në vendosjen e 41 stolave vjenezë dje, mori pjesë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Drejtoresha për Tregtinë dhe Marrëdhëniet me Jashtë dhe Menaxhere e TAP për Shqipërinë, Ulrike Andres, Drejtori i Përgjithshëm i Raiffeisen Bank në Shqipëri, Christian Canacaris, si dhe Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler.

Veliaj falenderoi donatorët për këtë dhuratë që i bënë Tiranës dhe theksoi se stolat e rinj do të tërheqin më shumë njerëz në shesh. Ai nënvizoi se stolat e rinj i japin sheshit “Skënderbej” më shumë mundësi për çlodhje dhe argëtim, sidomos për fëmijët. Ai tha se ky kontribut vjen si vijim i disa bashkëpunimeve që Bashkia e Tiranës ka me Bashkinë e Vjenës dhe kompanitë austriake në Shqipëri.

Arrow
Arrow
Slider

Ambasadori austriak në vendin tonë, Johann Sattler u shpreh se stolat e vendosur në sheshin “Skënderbej” janë një tjetër dëshmi e marrëdhënieve dhe lidhjeve që ekzistojnë tashmë me Shqipërisë dhe Austrisë. “Puna më e mirë në botë në këtë qytet është profesioni im, i Ambasadorit të Austrisë. Pse? Sepse ka kaq shumë lidhje midis nesh, midis Austrisë dhe Shqipërisë, dhe jam shumë i lumtur që kemi edhe një urë të re lidhëse mes nesh, midis shteteve tona, që janë stolat vjenezë”, tha ambasadori Sattler.

Menaxherja e TAP-it për Shqipërinë, Ulrike Andres theksoi se stolat shumëngjyrësh janë një arsye më shumë që qytetarët të vizitojnë dhe kalojnë më shumë kohë në sheshin “Skënderbej”. ” Dhurimi i stolave VIENA për Bashkinë e Tiranës është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të TAP-it në Shqipëri. Na vjen mirë që për t’i bërë këtë dhuratë gjetëm gjuhën e përbashkët edhe me Raiffeisen Bank, Ambasadën e Austrisë dhe Bashkinë e Vjenës” tha Andres.

Në sheshin “Skënderbej” janë vendosur 41 stola vjenezë, të cilët përveç funksionit parësor si stola, janë përdorur nga Bashkia e Tiranës për të t’i dhënë akoma më shumë ngjyra sheshit kryesor të qytetit. Stolat VIENA janë prodhuar nga Muzeu Quartier i Vjenës dhe vlera për 36 stolat që iu dhuruan Bashkisë së Tiranës është 70’000 euro, ku TAP ka kontribuar me 42’000 euro dhe Raiffeisen Bank me 28’000 euro. Gjithashtu, edhe Ambasada e Austrisë në Shqipëri dhe Bashkia e Vjenës kanë dhuruar 5 stola të tjerë VIENA. Stolat shumë-ngjyrësh janë shumë popullor në qytetet evropiane. Disa prej shesheve kryesore të qyteteve, si Vjena apo Mynihu kanë stola të njëjtë më ata që janë vendosur në sheshin “Skënderbej”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Lu: Në vend që të fajësoni SHBA ose BE, futjuni punës për reformën në drejtësi

TIRANË, 23 Janar/ATSH/.- Në Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj ambasadës ameri…