Home Art, Kulture dhe Argetim FOTO/ Stili bohemian ne tapeceri nga artisti Jakup Ferri

FOTO/ Stili bohemian ne tapeceri nga artisti Jakup Ferri

4 min read
0
23

TIRANE,11 Janar /ATSH/ – Liria e stilit bohemian e ndërthurur me artin mbi tapeceri që na çon në një botë poetike vjen përmes ekspozitës së artistit kosovar Jakup Ferri për artëdashësit kryeqytetas.

”Op op” titullohet ekspozita që ka shoqëruar mbrëmjen e djeshme në çeljen e saj vizitorët dhe artëdashësit e shumtë në mjediset e ”Tulla Center” ku panë ndërthurjen e artit mbi tapiceri si një mozaik ngjyrash.

Kjo ekspozitë paraqet punën më të re të Ferrit të prodhuar në tapeceri. Për anën teknike dhe realizimin e mozaikut, Ferri bashkëpunoi me Fatos Kabashin dhe 8 asistentë të tjerë.
Ferri është i njohur për vizatimet e tij në dukje të sinqerta në letër, qelq, madje edhe në mure.

Ai është pjesë e një brezi të ri artistësh të cilët si rezultat i ekspozitave ndërkombëtare dhe programeve rezidenciale, jetojnë një ekzistencë nomade. Puna e Ferrit karakterizohet nga thjeshtësia dhe çiltërsia, duke portretizuar njerëzit në izolimin e tyre, të tjetërsuar nga mjedisi i tyre.

Vitet e fundit Ferri ka hulumtuar teknikat e ndryshme artizanale të përdorura në artin dhe pikturat autoktone popullore. Ai i kushton rëndësi të madhe natyrës autentike dhe të parafinuar të këtyre veprave.

Kurioziteti i Jakup Ferrit u ngjall kur në moshë të re ra në kontakt me artet tradicionale të tekstilit të punuar me dorë.

Arrow
Arrow
ArrowArrow
Slider

Këto punime janë të inspiruara dhe të mbushura me kujtime të rinisë së tij në Kosovë. Një temë e përbashkët në punën e tij është edhe dëshira për të pasur një ndjenjë solidariteti me familjen, miqtë dhe shokët e tij të shpirtit.

 Jakup Ferri

Jakup Ferri i lindur në vitin 1981, në Prishtinë, Kosovë, ka studiuar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe Rijksakademy në Amsterdam. Në vitin 2008, Jakup Ferri mori çmimin Buning Brongers në Amsterdam. Ai ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare, ndër të tjera: U-TURN Quadrennial for Contemporary Art Copenhagen, Istanbul Biennal dhe De Hallen në Haarlem.

Ekspozita me këto punime të veçanta do të vazhdojë të qëndroj e hapur deri më datë 3 shkurt në Tulla Center.  /a.alla /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…