Home Kryesor Foto/ Rilindja Urbane zbret edhe në zonat rurale

Foto/ Rilindja Urbane zbret edhe në zonat rurale

1 min read
0
29
Arrow
Arrow
Slider

TIRANË, 2 Janar/ATSH-Maela Marini/.- Rilindja Urbane pa dyshim që ka transformuar qendrat e qyteteve, qofshin këto bashki të mëdha apo të vogla, por veçantia që ofron zbatimi i këtij programi për bashkinë e Roskovecit është pikërisht impakti në zonat rurale.

Rilindja Urbane zbret në zonat rurale duke i dhënë atyre frymëmarrje dhe mundësi zhvillimi, veçanërisht sektorit të bujqësisë.

Projekti Zhvillimor për fshatin Kuman me vlerë 28 milion lekë dhe sistemimi, asfaltimi i rrugës së fshatit Kurjan me vlerë 143 milionë lekë janë vetëm 2 nga projektet në kuadër të Rilindjes Urbane në Roskovec.

Bashkia e Roskovecit ka përfituar një mbështetje financiare prej 259 milion lekësh për zbatimin e projekteve në kuadër të Rilindjes Urbane. Një tjetër projekt është ai i unazës së qytetit me vlerë 87 milionë lekë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…