Home Aktualitet Fondet e investimeve, bankat heqin komisionet për investitorët

Fondet e investimeve, bankat heqin komisionet për investitorët

2 min read
0
27

TIRANE, 12 Janar/ATSH/- Investitorët pjesëmarrës në skemat e fondeve të investimeve, në momentin kur dalin nga fondi i investimit apo tërheqin një pjesë të fondeve të investuara, nuk do të paguajnë komision ndaj bankës depozitare të fondeve.

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi heqjen e komisioneve apo pagesave të ngjashme nga bankat depozitare ndaj investitorëve të fondeve të investimeve.

Sipas praktikës së deritanishme, ndaj investitorëve të fondeve të investimit janë aplikuar komisione bankare në momentin kur ata dilnin nga fondi i investimit apo tërhiqnin një pjesë të fondeve të investuara, duke u trajtuar në këtë mënyrë si klientë të bankës.

Vendimi i Autoritetit për heqjen e këtyre komisioneve i shërben mbrojtjes së mëtejshme të interesave të investitorëve, pjesëmarrës në skemat e investimeve kolektive, duke eleminuar shpenzime shtesë për investitorin.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…