Home Lajme Nga Vendi Fino zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF-së, sfidon Dukën në 7 shkurt

Fino zyrtarizon kandidaturën për kreun e FSHF-së, sfidon Dukën në 7 shkurt

4 min read
0
36

TIRANË, 11 Janar/ATSH / – Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për President të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Fino do të ketë përballë kreun aktual të FSHF-së, Armand Duka në zgjedhjet e 7 Shkurtit që do të zhvillohen në qytetin e Durrësit.

I ftuar në RTSH, ai u shpreh se platforma e tij synon ndryshimin e imazhit për futbollin shqiptar.

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar që të jem pjesë e sportit. Unë kam marrë pjesë në shumë evente sportive, kam folur dhe diskutuar se futbollin e kam pasion, vetëm punën e trajnerit nuk e bëj dot, mendoj që është momenti të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar t’i jap një imazh të ri, një dimension të ri për të përmirësuar imazhin”, tha Fino.

“Duke falënderuar të gjithë dashamirësit, nuk po bëj garë, jam në një garë me mikun tim Duka. Kam kënaqësi që të kishte edhe kandidatë të tjerë, unë kam platformën time. Duhen ndryshuar disa rregulla, sepse të bësh një fushatë për kreun e federatës, duhej një asamble për të zyrtarizuar kandidatët e mundshëm dhe të kishte një datë tjetër për zgjedhjet. T’u jepej mundësi kandidatëve që të shkonin te 54 anëtarët për të bërë një fushatë. Fakti që bëhet në këtë mënyrë është avantazhi i presidentit aktual. I bie që unë jam në një pozicion jo të favorshëm për të bërë një fushatë. Më vjen mirë që Presidenti aktual shpalli kandidaturën disa orë para se unë të vija këtu” deklaroi ai.

Përsa i përket klubit që e ka propozuar, Bashkim Fino u shpreh se ka pasur shumë klube, por deri tani e kanë propozuar dy ekipe. “Kanë depozituar Lushnja dhe Flamurtari dokumentacionin në FSHF për propozime” deklaroi ai. /gj.m//m.m/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…