Home Lajme Nga Vendi Era Istrefi e mahnitshme në festivalin e muzikës botërore Coachella

Era Istrefi e mahnitshme në festivalin e muzikës botërore Coachella

eraaaa-650x358 - CopyTIRANE, 18 Prill /ATSH/ – Këngëtarja Era Istrefi ishte në mesin e shumë emrave të njohur pjesëmarrëse në festivalin më të e muzikës më të njohur në botë Coachella.
Gjatë performimit të saj, Era mblodhi rreth vetes një numër të madh të audiencës dhe se atmosfera ishte në nivel, shkruan lajmi.net.

E veshur pothuajse tërësisht në rrjetë Era ishte si gjithmonë në hap me trendet në botë si dhe unike.

Në profilin e saj në Instagram, Era ka sjellë pjesë nga performanca e saj si dhe disa imazhe në të cilat shihet se si është dukur ajo gjatë performimit.istrefi

Nuk dimë ende se kush nga emrat e njohur ishte pjesëmarrës aty në momentin kur Era këndoi, por me rëndësi është fakti që ajo ka arritur të ngjitet në atë skenë.

Përveç Erës, të pranishme ishin edhe Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, që të gjitha na bëjnë krenare për prejardhjen që kemi.

/a.a./ /a.g/

 

Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…