Home Lajme Nga Vendi Edhe në Voskopojë bie borë

Edhe në Voskopojë bie borë

voskopojTIRANË,20  Prill / ATSH / -Në Voskopojë të Korçës ka rënë 5 cm borë, në Dardhë rreth 15 cm. Po punohet për pastrimin e rrugës së Dardhës.

Reshjet e borës kanë rinisur edhe në fshatrat malorë dhe të thella të gjithë qarkut të Dibrës.

Lura, Kalaja e Dodës, Selishta, Ostreni dhe Trebishti janë mbuluar nga bora e po ashtu edhe zona e Martaneshit.

Sipas MeteoAlb zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik në vendin tonë ka ndikuar mot me vranësira dhe shira të dobët në të gjithë territorin.

Voskopoja dhe Dardha, janë destinacione turistike ku çdo fundjavë vizitohen nga qytetar që mbërrijnë nga Tirana apo qytete të tjera të shqipërisë. Vizitorët duhet të kenë parasysh kushtet e motit para se të nisen drejt vendeve turistike malore këtë fundjavë. /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Nikolla Lena
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…