Home Lajme Nga Vendi Doda: President nga populli, vizioni i PDIU-së

Doda: President nga populli, vizioni i PDIU-së

17966864_10155145382895690_3216668193671051409_oTIRANË, 21 Prill /ATSH- I. Vata/ -Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka përshëndetur propozimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha për zgjedhjen e Presidentit nga populli duke deklaruar se President nga populli ka qenë propozim i PDIU-së, prandaj më mirë vonë se kurrë.

Menjëherë pas deklaratës së liderit të opozitës për president nga populli i mënjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes së PDIU-së, Doda duke u shprehur në statusin e saj social Facebook se “President nga populli…. Më mirë vonë së kurrë!!!. Na vjen mirë, na vjen shumë mirë që partitë e tjera përqafojnë vizionin e PDIU. Nese do e kishim patur këtë mbështetje dhe optike të përbashkët një vit e kusur më parë kur PDIU propozoi Presidentin nga populli, ndoshta sot gjërat do ishin më të lehta për t’u zgjidhur e njërzit do kishin patur më shumë mundësi për t’u shprehur me votë për kreun e shtetit”.

“Megjithse me vonese, mund të ngushëllohemi me shprehjen… Më mirë vonë së kurre!!!”, shkruan Doda. /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Ilir Vata
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…