Home Lajme Nga Vendi Dita Botërore e Hemofilisë

Dita Botërore e Hemofilisë

auto_hemophilia-awareness-722x406-650x3581460842900TIRANË, 17 Prill/ATSH/- Çdo vit në 17 prill, në të gjithë botën kujtohet Dita Botërore e Hemofilisë. Kjo bëhet për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës mbi Hemofilinë dhe sëmundjet hemorragjike të trashëgueshme të gjakut. Kjo datë është zgjedhur në kujtim të datëlindjes së
themeluesit të saj, Frank Schnabel.

Sëmundja e Hemofilisë ka të bëjë me çrregullime të mpiksjes së gjakut (koagulopati) të lindura, të trashëgueshme kryesisht nga nëna tek djemtë (recesivë e lidhur me kromozomin X).

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, hemofilitë shkaktohen në 80% të rasteve nga deficiti i faktorit të VIII koagulues, dhe quhet Hemofilia A, por ekziston dhe Hemofilia B nga deficiti i faktorit të IX koagulues, apo deficiti i faktorit të XI dhe Hemofilia vaskulare. Klinikisht nuk ka dallime mes dy formave kryesore, Hemofilisë A dhe B, por vetëm ekzaminimet laboratorike tregojnë mungesën e njërit prej faktorëve të mpiksjes së gjakut. Shenjat e para të sëmundjes mund të vihen re që në ekzaminimet e para që i bëhen të porsalindurit, ku vihen re hematoma të nënlëkurës apo hemorragji pas një gërvishtjeje të vogël që zgjat për disa orë.

Në mosha më të rritura, fëmijët paraqesin hemorragji pas çdo dëmtimi fizik të hundës, dhëmbëve, kyçeve, lëkurës apo muskujve etj. Ka forma të lehta, të mesme dhe të rënda. Parandalimi i plagosjeve qysh në vegjëli është sfida më e madhe për familjarët e këtyre fëmijëve. Shtypja mbi plagë dhe ftohja e saj menjëherë, duhet të pasohet me trajtimin zëvendësues të faktorit koagulues që mungon dhe parandalimin e dhimbjeve dhe hemorragjive vdekjeprurëse. Terapia zëvendësuese bëhet me koncentrat të faktorit koagulues të mangët ose të plazmës të freskët, të ngrirë.

Sipas ekspertëve të  ISHP-së tek këta pacientë nuk këshillohet përdorimi i medikamenteve që pengojnë veprimtarinë normale të trombociteve si aspirina, ndaj janë të nevojshme këshillimi me mjekët hematologë për t’u informuar më tej për format, parandalimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje./m.m/

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…