Home Art, Kulture dhe Argetim Clint Eastwood film mbi atentatin e dështuar në trenin Amsterdam-Paris

Clint Eastwood film mbi atentatin e dështuar në trenin Amsterdam-Paris

ClintEastwoodTIRANË, 21 prill/ATSH-AFP/.-Aktori dhe regjisori amerikan Clint Eastwood dëshiron të realizojë një film të bazuar në historinë e vërtetë të tre amerikanëve, të cilët penguan sulmin e një xhihadisti në trenin Amsterdam-Paris në 2015, raportuan mediat amerikane.

Projekti, i cili ende nuk ka një titull, do të bazohet mbi veprën “The 15:17 to Paris: The True Story Of A Terrorist, A Train, And Three American Heroes” (“15:17 për Paris: historia e vërtetë e një terroristi , në një tren dhe tre heronjve amerikanë) , i botuar në 2016 nga Anthony Sadler, Alek Skarlatos dhe Spencer Stone, i gazetarit Jeffrey E. Stern, raporton faqja e specializuar Deadline Hollyëood.

Në 21 gusht 2015, tre burrat ndërhynë për të çarmatosur xhihadistin maroken Ayoub El Khazzani, i armatosur me një kalashnikov, para se treni i linjës Amsterdam -Paris të hynte në Francë. Ata penguan kështu një gjakderdhje të mundshme, pas atentateve që kishin goditur Parisin, ai i Charlie Hebdo, një supermaketi dhe disa policëve.

Azilanti plagosi rëndë një person para ndërhyrjes së tre amerikanëve, dy prejt të cilëve ishin ushtarakë, Alek Skarlatos, pjesëtar i Gradës Kombëtare të Oregon (veri-perëndim) dhe Spencer Stone, ushtar i Forcave Ajrore amerikane.

Tre amerikanët u shpallën heronj nga e gjithë bota dhe u dekoruan me Legjionin e Nderit, medalja më e lartë franceze.
Ayoub El Khazzani ndodhet i burgosur në Francë, nën akuzën e “tentativë vrasjeje me natyrë terroriste.”

Projekti i ri i Clint Eastwood është në përputhje me prodhimiet e tij të kohëve të fundit, të bazuara në histori të vërteta, si “American Sniper” (2014) dhe “Sully” (2016).

Sipas revistës së specializuar Variety, Clint Eastwood shpreson të fillojë xhirimet këtë vit./k.s/

 

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…