Home Bashkite ne fokus Bushati në Pukë: PD synon të fusë vendin në ngërç politik

Bushati në Pukë: PD synon të fusë vendin në ngërç politik

bushatiPUKË, 20 Mars/ATSH/.- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një takim të dielën me të rinjtë socialistë të Pukës dhe Fushë Arrëzit, deklaroi se “me bllokimin e reformës në drejtësi, Partia Demokratike po synon të fusë vendin në një ngërç politik”.

Ministri Bushati u ndal tek reforma në drejtësi, e bllokuar sipas tij, nga Partia Demokratike. Ai ftoi të rinjtë dhe gjithë shqiptarët të bënin diferencën mes 18 shkurtit të Partisë Demokratike dhe 18 qershorit të shqiptarëve.

“Shqipëria është përballë dy alternativave. Njëra alternativë është 18 qershori dhe alternativa tjetër 18 shkurti. 18 qershori, për të cilin ne po punojmë, do të thotë të përsërisim një kontratë me qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të thellojmë reformat dhe të afrojmë Shqipërinë më Bashkimin Evropian”, tha ministri Bushati, njëherësh dhe kordinator i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe deputeti Pjerin Ndreu dhe kreu i FRESSH, Eljo Hyska, ndërsa dhjetra të rinj pukjanë, u angazhuan për kontribut në fushatën e ardhshme elektorale, ku ndër kandidatët e Partisë Socialiste pritet të jenë dhe Bushati e Ndreu./m.m/

Load More Related Articles
Load More By Maela Marini
Load More In Bashkite ne fokus
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…