Home Bota BULLGARI – Parlamenti bullgar hedh poshtë veton presidenciale për ligjin antikorrupsion

BULLGARI – Parlamenti bullgar hedh poshtë veton presidenciale për ligjin antikorrupsion

1 min read
0
13
Parlamenti bullgar

SOFJE, 12 janar /ATSH-AFP/ – Parlamenti bullgar hodhi posht një veto kundërshtuese të vendosur nga presidenti i republikës për një ligj antikorrupsion të rekomanduar nga Komisioni Evropian, pa marrë parasysh formulimet e bëra nga shefi i shtetit.

Pas kundërshtimit të vetos, presidenti është i detyruar të dekretojë ligjin që të mundësojë hyrjen e tij në fuqi, sipas Kushtetutës.

Legjislacioni i ri ngre një institucion unik që zëvendëson shumë organe ekzistuese, të cilat sipas Brukselit nuk kanë dhënë rezultate të prekshme.

Rumania dhe Bullgaria janë objekt, që prej aderimit të tyre në BE në vitin 2007, të një mbikëqyrje të përforcuar nga BE-ja mbi progreset, të gjykuara të pamjaftueshme, në luftën kundër korrupsionit.

Asnjë përgjegjës i nivelit të lartë nuk është dënuar deri tani për këto fakte./

/G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…