Home Lajme Nga Vendi Bluja, trendi më i ri i dasmave

Bluja, trendi më i ri i dasmave

blu - CopyTIRANË, 18 Prill /ATSH/ – Vera po afron dhe bashkë me të edhe numri i çifteve që vendosin të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë. E ndërkohë që sezoni i dasmave është më afër sesa e mendoni, organizatorët e tyre tregojnë për një trend të ri të momentit.

Të gjithë kujdesen që çdo detaj i dasmës së tyre të jetë më shumë sesa perfekt, duke nisur që nga ambienti dhe deri tek ngjyrat e dekoreve. E pikërisht këtu do të ndalemi tek një trend i ri i momentit. Bëhet fjalë për ngjyrën blu. Madje nuset kanë nisur të zgjedhin edhe fustanet e tyre në këtë ngjyrë, përveçse kujdesen që edhe detajet e tjera si dekori, ëmbëlsirat, veshjet e shoqërueseve, lulet, torta e dasmës të jenë në këtë ngjyrë.dasma - Copy

Madje edhe faqet e njohura në instagram i mëshojnë shumë këtyre detajeve dhe sugjerojnë ngjyrën blu, si trendin e momentit për dasmat. Nëse edhe ju planifikoni të martoheni këtë vit, merreni në konsideratë këtë sugjerim./m.m/

  • ondekryes

    Flokët me onde, tendenca e momentit

    TIRANË, 7 Shkurt/ATSH/.- Flokët me onde janë modeli më në modë për momentin. Në pasarelat …
Load More Related Articles
Load More By Adela Alla
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…