Home Lajme Nga Vendi Benefitet e vajit esencial të livandos

Benefitet e vajit esencial të livandos

2 min read
0
15

TIRANE, 11 Janar /ATSH/ -Livando është përdorur që në kohët më të lashta për kurim.

Ajo është një bimë shumëvjeçare lulet e saj janë jashtëzakonisht aromatike, me ngjyrë në vjollcë.

Esenca e vajit të livandos ka një aromë qetësues që e bën atë një rregullues te shkëlqyer për nervat dhe çështjet e ankthit.

Për këtë arsye, ajo është e dobishme në trajtimin e:
Migrenës, dhimbjes së kokës, depresiont, stresit emocional etj.
Esenca e vajit të livandos është një nga vajrat më të dobishme në trajtimin e akneve, e cila është një problem qe prek kryesisht të rinjtë, si ata që janë në fazën e pubertetit, por gjithashtu mund të preki dhe të rriturit. Vajin esencial mund ta përdorim duke e aplikuar direkt ne fytyrë me ndihmën e një copëze pambuku.

Gjithashtu është përdorur edhe në bërjen e parfumeve në aroma terapi, në kremra, locione e sapunë etj./e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Edit Malaj
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…