Home Artikuj te Tjere Basha: Vetingu menjëherë pas qeverisë teknike, sipas marrëveshjes së 22 korrikut

Basha: Vetingu menjëherë pas qeverisë teknike, sipas marrëveshjes së 22 korrikut

BashaTIRANË, 21 Prill /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot nga “Çadra e Lirisë” një bashkëbisedim me gazetarë e drejtues të mediave për votën e lirë si hyrje në Republikën e Re, ku deklaroi se Vetingu do votohet menjëherë pas qeverisë teknike, sipas marrëveshjes së 22 korrikut.

Kryetari i PD-së Basha në fjalën e tij u shpreh se, “lëvizja dhe bashkimi më i madh për demokraci dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme feston çdo ditë, si sot në ditën e 63 të protestës sepse ideja e koncepti i Republikës së Re është e qytetarëve dhe nuk ka asgjë të përbashkët me fasadën, por një shtëpi e madhe e shqiptarëve në zbatim të ligjin dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve”.

Me tej, Basha tha se “Edi Rama bashkë me të paguarit e Sorosit në Shqipëri u përpoqën për të kapur drejtësinë në Shqipëri. Ne nuk duam një drejtësi të kapur, por që të luftojë korrupsionin dhe t’u japë drejtësi qytetarëve. Edi Rama shkatërroi marrëveshjen për drejtësine dhe kaloi gjashtë nga ligjet e reformës në drejtësi me të vetmin qëllim për ta kapur drejtësinë, por ligji për Vetingun, KLGJ, KLP janë bërë më marrëveshje për të kapur drejtësine dhe po i themim se ka zero shanse që PD të bëhet albi për kapjen e drejtësisë”.

“Nuk ka nevojë të shtyjmë Vetingun pas zgjedhjeve, por menjëherë pas paktit kombëtar PD është e gatshme t’i hapim rrugë Vetingut, zbatimit të reformës në drejtësi që të nisim punë kundër krimit, kriminelve dhe kundër korrupsionit në nivele të larta. Vetingu menjëherë pas qeverisë teknike, sipas marrveshjes së 22 korrikut”, theksoi Basha.

Basha duke iu referuar deklaratës  Ambasadori Shannon që theksoi rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, tha se nuk ka zgjedhje pa opozitën. /gj.m/

 

Load More Related Articles
Load More By Ilir Vata
Load More In Artikuj te Tjere
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…