Home Kryesor Basha: Propozimi ynë është ta zgjedhim Presidentin nga populli

Basha: Propozimi ynë është ta zgjedhim Presidentin nga populli

Basha ne cader, (2) Foto Flor AbazajTIRANË, 21 Prill /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur  sot në  “Çadra e Lirisë” deklaroi se Presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së, ai është dhe duhet të jetë Presidenti i popullit.

Në fjalën e tij ndër të tjera, kryetari i PD-së Basha e vendosi theksin te zgjedhja e Presidentit dhe u shpreh se, “Presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së dhe i asnjë partie. Ai është dhe duhet të jetë Presidenti i popullit. Ndaj propozimi ynë është ta zgjedhim Presidentin nga populli. Qëllimi më i rëndësishëm në projektin e Republikës së Re është kalimi i pushtetit tek qytetarët. Zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli i kthen pushtetin popullit dhe e bën Presidentin përgjegjës para popullit dhe jo partive politike”.

“Beteja jonë sot, është beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të cilat do t’i hapin rrugën Republikës së Re. Por duke qenë se zgjedhja e Presidentit po shtrohet në tavolinë, e meqënëse po kërkohet kontributi ynë, ne kemi vetëm një zgjidhje për çështjen e Presidentit të Republikës: të ndryshojmë Kushtetutën që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli shqiptar”, u shpreh Basha. /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Ilir Vata
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

Biologu Halimi: Kujdesi që duhet treguar ndaj kandilit të detit

TIRANE, 23 Korrik/ATSH/- Bregdeti shqiptarë është pushtuar në këto muaj vere nga pushues t…