Home Aktualitet Basha nga Lushnja: Protesta e 27 janarit edhe për reformën në drejtësi

Basha nga Lushnja: Protesta e 27 janarit edhe për reformën në drejtësi

4 min read
0
32

TIRANË, 12 Janar/ATSH/-.Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Lushnje ku vijoi fushatën e tij në kuadër të protestës së 27 Janarit.

Sipas tij, kjo protestë ndër të tjera është edhe një thirrje për reformën në drejtësi

Bashatha në Lushnjë se një nga pasojat më të rënda të qeverisjes së Edi Ramës me krimin është kriza ekonomike, efektet e të cilës po i ndjen çdo familje shqiptare.“247 biznese  të mbyllura javën e parë të janarit. 13 mijë të mbyllura gjatë vitit të kaluar, po të heqësh të shtunat e të dielat, i bie që janë mbyllur 50 biznese në javë. Edi Rama i ka shpallur luftë njerëzve të thjeshtë të këtij vendi. Rinia është në dëshpërim dhe 70% e atyre që largohen janë të moshës 19 deri në 35 vjeç. Fermerët shqiptarë asnjë kacidhe nuk kanë parë dhe asnjë mbështetje nga shteti.”  u shpreh Basha. 

Kreu i opozitës tha se Shqiptarët duan Reformë në Drejtësi të pa kapur nga Edi Rama. “Nuk ka për të pasur reformë në drejtësi me Edi Ramën Kryeministër. Ndaj protesta e 27 janarit është edhe një thirrje për reformën në drejtësi, për drejtësinë e pakapur”,  theksoi Basha.

Kreu i opozitës tha se 27 janari është dita e një rrugëtimi që nis me një goditje të fuqishme dhe do të vazhdojë me të gjitha format e kryengritjes popullore deri në çmontimin e qeverisë  që po e mban larg Shqipërinë  nga Europa.  “Pjesëmarrja masive në protestën e 27 janarit është sinjali më i qartë, treguesi më i drejtpërdrejt për çdo shqiptar, për zullumqarët dhe për miqtë e Shqipërisë, se ora e Edi Ramës në Shqipëri ka marrë fund. ”, tha Basha.

Basha tha se largimi i Edi Ramës do t’i hapë rrugë një qeverie antimafia, e aftë për të zbatuar reformën në drejtësi, që nuk mbron, por ndëshkon kriminelët e veshur me pushtet dhe ministrat e korruptuar.  /a.f/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arbi Fortuzi
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Lu: Në vend që të fajësoni SHBA ose BE, futjuni punës për reformën në drejtësi

TIRANË, 23 Janar/ATSH/.- Në Shqipëri, ka patur kritika kohët e fundit ndaj ambasadës ameri…