Home Lajme Nga Vendi Basha: Klasa politike e Kosovës i ka kryer detyrat e saj me përkushtim ndaj vendit

Basha: Klasa politike e Kosovës i ka kryer detyrat e saj me përkushtim ndaj vendit

5 min read
0
21

Tiranë, 13 Shkurt/- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës tha se klasa politike e Kosovës i ka kryer detyrat e saj me një sens përkushtimi ndaj vendit.

Gjatë një interviste televizive kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh se ai është rritur me ëndrrën dhe jo idenë e Shqipërisë së Bashkuar.

“Mendoj se 10 vjet pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, është momenti t’i themi disa gjëra pak më hapur. Unë i përkas një brezi që është rritur me idenë e Shqipërisë së Bashkuar, Kosovës së Bashkuar me Shqipërinë. Me ëndrrën, jo idenë. Ëndërr e cila ka ekzistuar edhe para se të vinte demokracia dhe ne mund të artikulonim dhe të flisnim hapur për çështje të tilla. Unë mendoj që në tërësi klasa politike e Kosovës i ka kryer detyrat e saj me një sens përkushtimi ndaj vendit dhe kam bindjen e thellë se do të vazhdojë ti kryejë detyra me përkushtim ndaj vendit. Nuk duhet marrë një episod i veçantë  që është episodi i Gjykatës Speciale. Nuk është i parëndësishëm. Është i rëndësishëm .vijoi Basha.

Duke u ndalur te pavarësia e shtetit të Kosovës, Lulzim Basha mendon se ky është një proces i cili nuk mund të zhbëhet, duke e cilësuar vitin 2008 si mjaft të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.

“Nuk ka forcë në botë të kthejë prapa sakrificën dhe investimin e bërë tashmë nga kosovarët dhe nga lidershipi i tyre politik, pavarësisht prej krahut politik. Ajo që doja ta thoja është diçka tjetër. Çfarë na ndodhi? Unë e kam thënë, e kam paralajmëruar në një farë mënyre sepse e kam ndjerë si një rrezik dehje nga suksesi. 2008 ishte një vit i madh. Kosova u shpall e pavarur. Shqipëria u ftua në NATO. Vit i madh për Shqipërinë, për shqiptarët. Vit i madh për perëndimin në Ballkan. Vit i zi për kundërshtarët e perëndimit në Ballkan, për mendimin tim, një vit vendimtar për të ardhmen e Serbisë Europiane. Nuk kam parasysh serbët këtu, kam parasysh ata që nuk e duan dhe nuk e shohin Ballkanin si pjesë të Europës apo si pjesë të Aleancës Euroatlantike”, përfundoi Lulzim Basha./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arbi Fortuzi
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Pritje shtetërore, Thaçi: Vizioni i Kosovës anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB

PRISHTINË, 18 Shkurt /ATSH- I. Vata/ -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka organizuar sot…