Home Bota AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/01/2018

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/01/2018

2 min read
0
14

NGJARJE KRYESORE

UASHINGTON – Vazhdojnë polemikat në lidhje me deklaratat e Donald Trump që, sipas disa parlamentarëve, ka cilësuar Haitin dhe vendet afrikane si “vende të ndyra”. Njëzëri, të 54 ambasadorët e grupit afrikan në OKB, reaguan ndaj kësaj deklarate.

PRAGË – Shefi i shtetit në ikje, Milos Zeman, prorus, prokinez dhe antimysliman, si dhe liberali proevropian, Jiri Drahos janë në krye të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

NGJARJE TË TJERA

BERNË – Manifestime kundër ardhjes së Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

VJENË – Pritet të mblidhen sot mijëra manifestues kundër qeverisë austriake të dalë nga koalicioni mes së djathtës dhe të djathtës ekstreme, me kërkesë të organizatave të majta dhe të lëvizjeve antiraciste.

RIGA/VILNIUS – Kryeministri japonez, Shinzo Abe është për vizitë në Letoni dhe Lituani, etapa e parë e turit të tij evropian.

BOGOTA – Vizitë e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres në Kolumbi për të mbështetur përpjekiet për paqe./

/G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gent Sinani
Load More In Bota
Comments are closed.

Check Also

GJERMANI – Ekstremi i djathtë drejton komisionin për buxhetin

BERLIN, 23 janar /ATSH-AFP/ – Partia e ektremit të djathtë gjerman AfD, njohur mes t…