Home Aktualitet Aplikacioni “IDP ANKESA”, tani i disponueshëm në “play store”

Aplikacioni “IDP ANKESA”, tani i disponueshëm në “play store”

unnamedTIRANË, 20 Mars /ATSH / -Zyra e Komisionerit ka lançuar sot aplikacionin “IDP ANKESA”, ku çdo qytetar mund të ankohet online për shkelje të privatësise dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Zyra e Komisionerit njofton se, prej ditës së sotme, aplikacioni “IDP ANKESA” është i disponueshëm për t’u shkarkuar nga të gjithë qytetarët në “play store” (për telefonët android).

Kjo risi mundëson realizimin e ankesës për çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave personale drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Aplikacioni është funksional, i shpejtë dhe komod në përdorim. Nëpërmjet këtij instrumenti synohet rritja e ndërgjegjësimit të individit dhe shoqërisë për mbrojtjen e privatësisë.

Për realizimin e aplikacionit Zyra e Komisionerit bashkëpunoi me Institutin “Harry Fultz” në organizimin e konkursit “Privacy App” në kuadër të 28 Janarit, Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Modeli fitues, i përzgjedhur mes 3 grupeve konkurruese, është ai i realizuar nga nxënësit Damian Ndoja, Arbest Skënderaj, Merin Begeja dhe Landi Gjoka. /gj.m/f.n/

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…