Home Kryesor Anija shqiptare “Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë në bord

Anija shqiptare “Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë në bord

Anija-Oriku-(6).TIRANE, 21 Prill/ATSH/ -Anija “Oriku” e Forcave Detare shqiptare, mëngjesin e sotëm, gjatë patrullimit në detin Egje, identifikoi një gomone me emigrantë në bord. Gomonia ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, menjëherë anija “Oriku” njoftoi anijen flamurtare “RB” turke, greke dhe “Frontex”. Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroi ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke.

Në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të. Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra.

Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme. /a.s/ /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Anila Struga
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…