Home Lajme Nga Vendi Ambasada e Rusisë jep detaje për transmetimin e Kampionatit Botëror të futbollit

Ambasada e Rusisë jep detaje për transmetimin e Kampionatit Botëror të futbollit

2 min read
0
38

TIRANË, 8 Janar/ATSH / -Kampionati Botëror i Futbollit do të zhvillohet këtë vit në Rusi.

Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet një note verbale drejtuar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, informon se mbulimi i plotë televiziv i Kampionatit Botëror të Futbollit 2018 në Rusi, planifikohet të kryhet nga kanali televiziv federal i sportit Match – TV (prodhimi i sinjalit unilateral, organizimi i studiove dhe pozicioneve stand-up në qytetet, ku do të zhvillohet aktiviteti).

MEPJ me anë të një joftimi për shtyp njofton , se për gjithë pyetjet që kanë të bëjnë me pasqyrimin në mediat shqiptare të KB-2018, përfaqësuesve të mediave u rekomandohet t’i drejtohen Drejtorit të Departamentit të transmetimeve të Match-TV z.SHAPIRIN Stanisllaf Igoreviç +7 -985-727-55-22, [email protected]

Kupa e Botës 2018 në Rusi do të startojë më 14 qershor dhe do të përfundojë me finalen e 15 korrikutnë Moskë. Janë 32 skuadra nga e gjithë bota që do të rivalizojnë për të fituar trofeun më prestigjoz në futboll. /gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Gjergji Mima
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Shkololli: Vizioni im, t’i japë hov skenës artistike shqiptare drejt asaj ndërkombëtare

TIRANE, 23 Janar/ATSH-Z.Tosku/- “Vizioni im do t’i japë hov skenës artistike s…