Home Lajme Nga Vendi Adele ndërpret koncertin dhe i kërkon sigurisë t’i lërë njerëzit të kërcejnë

Adele ndërpret koncertin dhe i kërkon sigurisë t’i lërë njerëzit të kërcejnë

adeleTIRANË, 20 Mars/ATSH/.- Adele ndërpreu mbrëmë koncertin e saj në stadiumin Etihad të Melbourbe, Australi, për të qortuar një roje të sigurisë që po i kërkonte publikut të ulej dhe të mos kërcenin.

Kjo ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe këngëtarja dukej vërtet e nxehur. “Nëse nuk mund të kërcejnë për çfarë kanë ardhur në një shfaqje muzikore”, tha ylli i popit duke iu drejtuar përgjegjësit të stadiumit.

“Nëse njërëzit nuk ia dalin të shikojnë duhet të ngrihen në këmbë dhe është në telashe ai që u thotë të ulen”, bërtiti Adele , përpara se të fillonte koncerti , etapa e fundit e turit të saj australian.

Një koncert, gjatë të cilit 77 mijë spektatorë asistuan edhe në një propozim martese gay mbi skenë, ku dy të martuarit e ardhshëm u thirrën nga këngëtarja që të ishin përkrah saj. “Kjo nuk ishte parashikuar ju betohem……”, tha Adele. Në fund Adele “imitoi” kolegen dhe miken e saj Beyonce duke tundur flokët përpara një ventilatori………

Në koncertin e zhvilluar në Brisbane, Australi këngëtarja britanike tha se ishte martuar zyrtarisht me Simon Konecki (42 vjeç), me të cilin ka një lidhje që prej 2011 dhe një djalë, Angelo, 4 vjeç. /Tgcom24/k.s/

Load More Related Articles
Load More By Klotilda Saracini
Load More In Lajme Nga Vendi
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…