Home Ekonomi, Biznes dhe Finance 3-mujori, MF: Të ardhurat llogariten 100.8 miliardë lekë

3-mujori, MF: Të ardhurat llogariten 100.8 miliardë lekë

ministria-e-financaveTIRANE, 21 Prill/ATSH/ -Të ardhurat totale në 3 mujorin e parë të vitit 2017 janë realizuar në masën 100.8 miliardë lekë ose rreth 104 përqind në raport me planin e periudhës.

Të ardhurat nga “tatime dhe dogana” (përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT) për 3 mujorin 2017, u realizuan në vlerën 89.6 miliard lekë, 4.9 miliard lekë ose 5.7% më shumë se 3 mujori i vitit 2016 dhe 5.4 miliard lekë ose 6.4% më shumë se plani.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e tretë të vitit 2017, arritën në rreth 91.9 miliard lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë ka rezultuar rreth 11.3 përqind më i lartë, ose rreth 9.3 miliard lekë.

Shpenzimet korrente në raport me planin 3 mujor të këtij viti rezultuan në 82.7 miliard lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar me 11.3% më i lartë ose rreth 7.4 miliard lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale për 3 mujorin e vitit 2017, paraqesin një realizim në masën rreth 9.5 miliard lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky zë është 31.5% më i lartë, ose rreth 2.3 miliard lekë më shumë.
/a.gjonaj/ /gj.m/

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Te marten, mot me kthjellime dhe vranesira ne zhvillim

TIRANE, 24 prill /ATSH/. – Gjate dites se marte, 25 prill 2017, moti mbi vendin tone…