 |
|
Termat dhe Kushtet përmbajnë një përshkrim të asaj që është apo jo e pranueshme në kontekstin e Forumit. Ato mbulojnë përgjegjësitë e përdoruesve moderatorëve dhe furnizuesve. Këto duhen të pranohen nga përdoruesit kur ata regjistrohen.
Të lutem shkruaj komente që janë konstruktive dhe të sjellshme, në mënyrë që të kemi një debat të dobishëm. Është gjithashtu e rëndësishme të shkruhen komente shkurtra e të qarta – sugjerojmë më pak se 150 fjalë. Nëse keni disa ide atëherë shkruani disa komente.
Ju lutemi mos bëni sulme personale.
Ju lutemi merrni përsipër pronësinë e opinioneve tuaja dhe mos krijoni më shumë se një llogari përdoruesi.
Moderatorët e këtij siti kanë rënë dakord që të hiqen komentet që përmbajnë një gjuhë abuzive apo ofenduese ose jashtë teme. Ata do të heqin komentet që përmbajnë informacione personale apo mundësisht dëmtuese mbi individë të ndryshëm. Ata gjithashtu do të heqin komentet që përmbajnë reklama apo informacione kontakti. Moderatorët kanë gjithashtu të drejtën të heqin apo të pezullojnë llogaritë e përdoruesve që shkelin rregullisht këto kushte. Gjykimi i moderatorëve mbi këtë duhet respektuar.
Çdo vizitor që ndjen se një mesazh i postuar është i papërshtatshëm është i inkurajuar të raportojë mesazhin tek moderatorët duke përdorur linket e dhëna.
Përfshirja e çdo deklarate apo komenti në këtë sit nuk tregon se WEB.DEP apo Agjencia Telegrafike Shqiptare e mbështesin atë apo mbajnë ndonjë përgjegjësi për të.
Në mënyrë më specifike, veprimet e mëposhtme, ndalohen rreptësisht:
- Diskutimi dhe postimi i mesazheve, linkeve dhe/apo materialeve që janë abuziv, të pahijshëm, profan, urrejtës, me orientim seksual, kërcënues, invaziv në privatësinë e personit dhe kundra çdo ligji dhe të drejte të njeriut. Të njëjtat rregulla aplikohen dhe në zgjedhjen e emrit të përdoruesit apo nofkës.
- Postimi i materialeve pa të drejta autori duke përjashtuar rastet kur e drejta mbahet nga vetë personi apo pronarët e forumit.
- Acarimi, p.sh. postimi i mesazheve që shkaktojnë mërzitje në vend të çojnë përpara diskutimin.
- Minimi i funksioneve të sistemit të forumit. Kjo përfshin çdo veprim që manipulon aplikacionin apo teknologjitë e tjera në mënyrë që të ndërpritet shërbimi, anashkalohet siguria, tenton të marrë aksesin e llogarive të përdoruesve të tjerë dhe përfiton nga problemet e sistemit të forumit.
- Imitimi
- Krijimi i disa llogarive nga i njëjti përdorues.
Ne jemi të angazhuar për të mbrojtur privatësinë tënde. Te lutem lexo Politikën e Privatësisë tonë. Te lutem lexo Deklaratën Ligjore për informacion më të detajuar mbi Kushtet e Përdorimit.
Duke u regjistruar në forum ju konfirmoni se e kuptoni dhe jeni dakord me kushtet dhe termat e shprehur më sipër. Te lutem lexji ato me kujdes përpara se të vizitoni forumin dhe mos kontribuoni nëse nuk jeni dakord me to.
|
|
 |
Votim i Shpejtë |
 |
|
|
|
|