Faqja Kryesore          Faqja e Forumit          Temat          Rezultatet          Forumet WEB.DEP       
  WEB.DEP Site       
  Ndihmë       
     Numri i Përdoruesve (112) | Përdorues në Linjë (0)     
 

1) Hyrje

Partneriteti WEB.DEP në përgjithësi dhe Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) në vecanti janë të angazhuar të mbrojnë privatësinë tuaj.

Ju lutem lexoni Politikën e Privatësisë më poshtë në lidhje me shërbimet e forumit të WEB.DEP ATA që mund të përdorni.

Në mënyrë që ju të siguroni një gamë të plotë të shërbimeve WEB.DEP ATA, ne ndonjëherë do të na duhet të mbledhim informacion personal për ju.

Kjo politikë e privatësisë përdoret për të dhënat e grumbulluara nga Forumi WEB.DEP ATA Forum dhe mbulon:

  • mbledhja dhe përdorimi i informacionit personal information
  • përdorimi i “cookies”
  • siguria e informacionit
  • zbulimi apo ndarja e informacionit
Forumi i WEB.DEP ATA angazhohet të ruajë informacionin tuaj personal. Kur ju siguroni një informacion të tillë, ne jemi të detyruar ligjërisht ta përdorim informacionin tuaj, bazuar në ligjet për mbrojtjen e informacionit personal në Shqipëri.

Mëqënëse Forumi WEB.DEP është një projet i financuar nga Bashkimi Europian, ne gjithashtu përpiqemi të mbajmë politikat tona të informacionit në një linjë me direktivat e Mbikëqyrësit Europian të Ruajtjes së të Dhënave: http://ec.europa.eu/justice_home/fsj/privacy/guide/index_en.htm

Forimi WEB.DEP ATA përmban hiperlinke në faqe të tjera interneti. Këto faqe interneti kanë politikat e tyre të privatësisë që përcaktojnë përdorimin e informacionit personal që ju paraqisni apo që siguroni nga “cookies” ndërkohë që ju vizitoni këto faqe. Ne nuk pranojmë asnjë përgjegjësi apo detyrim për praktikat private të faqeve të internetit të palëve të treta dhe përgjegjesia e përdorimit të faqeve të tilla të internetit i përket juve.

2) Mbledhja e Informacionit Tuaj Personal

Kur ju regjistroheni për të marrë pjesë në një diskutim në Forumin WEB.DEP ATA, ne mund tju kërkojmë informacion personal, të tillë si informacionet e kontaktimit.

Duke futur të dhënat tuaja në fushat e kërkuara, ju i jepni mundësi Forumit WEB.DEP ATA t’ju sigurojë shërbimet që kërkoni.

Forumi WEB.DEP ATA gjithashtu përdor “cookies” (ju lutem referojuni seksionit të mëposhtëm për detaje) dhe mbledh adresa me të dhëna personale me qëllim që të rrisë eksperiencën e përdoruesit. Ky informacion nuk përdoret për të zhvilluar profilin tuaj personal, dhe dosjet e regjistrimit pastrohen rregullisht. Ne gjithashtu përdorim adresat tuaj të me informacion personal për të përcaktuar nëse ju po hyni në shërbimet tona nga Shqipëria ose jo. Ne do të mbajmë informacionin tuaj personal në sistemet tona për sa kohë të jetë i nevojshëm për shërbime respektive. Në rast se dëshironi të anulloni regjistrimin tuaj në cilësinë e anëtarit të WEB.DEP ATA, pas fshirjes së llogarisë suaj, ajo qëndron në sistem për një periudhë kohore njëvjecare për qëllime administrative përpara se të fshihet automatikisht.

Në rast se ju kontribuoni në Forumin WEB.DEP ATA, WEB.DEP do të ruajë informacionin tuaj për sa kohë që të kërkohet për qëllime për të cilat është përdorur.

3) Përdorimi i Informacionit Tuaj Personal

Forumi WEB.DEP ATA do të përdorë informacionin tuaj personal:

  • Për të kontaktuar me ju për arsye që lidhen me shërbimin për të cilin ju jeni regjistruar (p.sh për të të kujtuar për fjalëkalimin apo njoftuar se një shërbim i caktuar është pezulluar për arsye mirëmbajtje.
  • Për të të kontaktuar ju për ndonjë prezantim që ju keni bërë në Forum, përfshirë materialin që keni marrë.
  • Për informacion regjistrimi: kur ju përdorni shërbimet e Forumit WEB.DEP ATA, serverat tanë regjistrojnë automatikisht informacionin që dërgon browser juaj sa herë që vizitoni një faqe interneti. Këto regjistrime në server mund të përmbajnë informacion të tillë si kerkesa juaj në faqe, adresa e Protokollit te Internetit, lloji i browser-it, gjuha e browser-it, data dhe ora e kërkesës tuaj, si dhe një apo më shumë cookies që mund të indentifikojnë në mënyrë unike browser-in tuaj.
4) Cookies

Kur ju vizitoni Forumin WEB.DEP ATA, ne dërgojmë një apo më shumë “cookies” (një dosje e vogël që përmban një seri karaktersh) në kompjuterin juaj, gjë që identifikon në mënyrë unike browser-in tuaj. Ne përdorim cookies për të përmirësuar cilësinë e shërbimit tuaj duke ruajtur preferencat e përdoruesit dhe ndjekur prirjet e përdoruesve, të tilla si mënyrën se si kërkojnë njerëzit. Fillimisht, shumica e browser-ave janë të ndërtuar për të pranuar “cookies”, por ju mund të ndryshoni browser-in tënd që të refuzojë të gjithë cookies apo të tregojë kur dërgohet një “cookies”. Megjithatë, disa funksione dhe shërbime mund të mos funksionojnë ashtu sic duhet, nëse cookies disaktivizohen.

5) Siguria e informacionit

Ne ndërmarrim masat e duhura të sigurisë për t’u mbrojtur nga hyrja e paautorizuar, zbulimi i të dhënave apo shkatërrim i të dhenave. Këto përfshijnë kontrolle të brendshme të grumbullimit të të dhënave tuaja, ruajtje, praktika përpunuese dhe masa sigurie, si edhe masa sigurie fizike për t’u mbrojtur nga nderhyrja e paautorizuar në ruajtjen e të dhënave personale.

Ne kufizojmë aksesin në informacionin personal të moderatorëve dhe administratorëve të WEB.DEP ATA, të cilët kanë nevojë të jenë të kenë dijeni për këtë informacion në mënyrë që të operojnë, zhvillojnë apo përmirësojnë shërbimet tona.

6) Zbulimi dhe Ndarja e Informacionit

Ne do të ruajmë fshehtësine e informacionin tuaj, përjashtuar rastin kur zbulimi kërkohet apo lejohet me ligj (P.sh për organet e qeverisë lokale dhe agjencitë e zbatimit të ligjit) apo sic përshkruhet në seksionin 7, më poshtë.

7) Material fyes ose i papërshtatshëm në Forumin WEB.DEP ATA

Nëse ju postoni apo dergoni material fyes apo të papërshtatshëm në Forumin WEB.DEP ATA, apo përfshiheni në një sjellje përcarëse në Forumin WEB.DEP ATA, ne mund të përdorim informacionin tuaj personal për të ndaluar një sjellje të tillë.

Kur ne mendojmë se mund të jeni duke shkeluar ndonjë nga ligjet Shqiptare apo ndërkombëtare (p.sh. pasi komenti që keni dërguar mund të cilesohet shpifje), ne mund të përdorim informacionin tuaj personal për të informuar palët e treta të tilla si punëdhenësi juaj, siguruesi i e-mail/Internet, apo organet e zbatimit të ligjit për komentin dhe sjelljen tuaj.

8) Përdoruesit nën 18 vjec

Përdoruesit nën 18 vjec duhet të sigurojnë lejen e prindërve apo tutorit përpara se të marrin informacion në Forumin WEB.DEP ATA. Përdoruesit pa këtë pëlqim nuk lejohen të marrin informacion personal nga ne.

9) Akses mbi të dhënat e informacionit tuaj personal

Ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të informacionit personal që Forumi WEB.DEP ATA mban për ju dhe mund të korrigjoni cdo pasaktësi për Aktin e Mbrojtjes së të Dhënave.

10) Ndryshime në Politikën të Privatësisë

Kjo politikë e privatësisë mund të rifreskohet herë pas here, prandaj ju mund ta kontrolloni sa herë që hidhni të dhena personale në cdo Forum të WEB.DEP ATA. Data e shumicës së përpunimeve të fundit do të shfaqet në këtë faqe.

11) Kontaktimi me Forumin e WEB.DEP ATA për Politikën e Privatësisë

Nëse keni ndonjë pyetje apo komente për këtë politikë të privatësisë ju lutem përdorni informacionin në Kontaktoni.


30 / 05 / 2008
     Na kontaktoni   |   Misioni   |   Termat dhe Kushtet   |   Deklaratë Konfidencialiteti   |   Kushtet Ligjore