 |
|
Paraqitja e Misionit është një paraqitje pozitive mbi projektin WEB.DEP. Ajo nxjerr në pah atë që ne përpiqemi të realizojmë. Forumi WEB.DEP i ka rrënjët në demokraci. Qëllimi është e-pjesëmarrja: përdorimi i internetit për të përfshirë njerëzit dhe për të influencuar politikat dhe vendimet e atyre që janë në pushtet. Ky forum është për njerëzit që duan të flasin bashkë për të ndërtuar shoqëri të forta.
WEB.DEP është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian (Western Balkans Democratic Participation - referenca: 045003). Ai është një projekt e-pjesëmarrjeje, me partnerë nga Shqipëria, Serbia, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia dhe Britania e Madhe. Ky forum është një nga forumet pilot në Rajonin e Ballkanit. Njëri qëllim është të vlerësohen konceptet pas e-demokracisë në vendet që po dalin nga konfliktet dhe trazirat. Tjetri është të shtojë mundësitë për demokraci dhe të rrisë eksperiencën personale dhe konfidencën e individëve me demokracinë.
Forumi WEB.DEP mbështet njerëzit dhe organizatat që duan të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për të përmirësuar shoqëritë e tyre. Ne këmbim agjencitë lokale të lajmeve e mbështesin forumin. Gazetarët menaxhojnë dhe marrin pjesë në forum. Ata gjithashtu kontaktojnë ekspertët dhe përfaqësuesit e qeverisë mbi çdo diskutim, për të marrë përgjigjet e tyre. Qëllimi është të ndërtohet një sistem komunikimi, ku qytetarët, ekspertët dhe vendimmarrësit mund të diskutojnë së bashku dhe të shkëmbejnë informacione në një mënyrë të përgjegjshme.
Është e rëndësishme që gjithsecili ta përdorë forumin në konfidencë – anonimiteti është i disponueshëm dhe i mbrojtur. Dhe pse ne të kërkojmë që të regjistrohesh për të kontribuuar, nuk është e nevojshme të përdoret emri i vërtetë dhe nuk kërkohen detaje kontaktimi. |
|
 |
Votim i Shpejtë |
 |
|
|
|
|