Që zëri yt te dëgjohet
Kërko
Forumi ATSH
Forumi Qëndror
Faqja Kryesore
Galeria e Fotove
Çështjet Kryesore
Forumi
Votime Elektronike
Adresa të Nevojshme
Rreth ATSH-së
Rreth WEB.DEP
Votim i Shpejtë
A do te ndikoje hyrja ne NATO ne avancimin e procesit integrues se Shqiperise ne BE ?
Po
Pjeserisht
Jo
ALBANO CARRISI: M'U DUK VETJA SI BEATLES KUR ERDHA PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI
Sot gjërat kanë ndryshuar për mirë në Shqipëri... Dhe këtë më mirë se kushdo tjetër mund ta verë re Albano Carrisi, kantautori italian që 20 vjet më parë, atëherë kur vendi ishte ende në diktaturë, ngriti në këmbë publikun kryeqytetas me një koncert në Tiranë.
Nga ajo kohë, është rikthyer për të gjashtën herë me një koncert në Shqipëri, në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit, i ftuar nga shoqata "Al Bano Karrisi" dhe mbështetur nga TV Klan dhe kompania "Taçi Oil". Mes shumë dashamirësve të tij, nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë koncert dhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Përshëndetjen për publikun e nisi në gjuhën shqipe, me fjalët "sot gjërat kanë ndryshuar për mirë në Shqipëri".
Pastaj në italisht do të tregonte se dashurinë për popullin shqiptar dhe për këtë tokë, ia kishte mëkuar babai i tij që kur ishte ende fëmijë. "Erdha në Shqipëri, në momentin e përshtatshëm, atëherë kur regjimi po binte dhe pritja e publikut ishte mahnitëse. Nuk kisha menduar këtë pritje, pasi m'u duk vetja si "Beatles'...", - ka rikujtuar këngëtari italian koncertin e 20 viteve më parë në Shqipëri.
"Ty të quajnë Bamir?", - ka pyetur me shaka Albano Carrisi, një fëmjë të vogël, ndërsa ka zbritur nga skena dhe i është afruar pranë.
Në sfond, filluan të luhen notat e para të këngës "Il ragazzo che sorride", ndërsa Albano i drejtohej djalit të vogël
"...je ende i ri (nuk e di në se e kupton gjuhën time, por një ditë do të ta përkthej unë) dhe së shpejti do jesh i gatshëm, për të përballuar të ardhmen...".
Nga salla e mbushur plot u dëgjuan duartrokitje të 'flakta' dhe një zë kumbues: "Albano, sei grande!", ndërsa këngëtari italian u përgjigj "s'kam dëgjuar ndonjë shqiptar, që ta flasë kaq mirë gjuhën italiane".
Për mëse dy orë Carrisi përcolli për publikun shqiptar këngët më të spikatura të repertorit të tij. Në përfundim të koncertit një surprisë nga bashkia e Librazhdit, e cila e nderoi me titullin "Nderi i qytetit".
"Albania (Shqipëria), pastaj Albano"
"Albania (Shqipëria), pastaj Albano", është shprehur këngëtari italian, ndërsa e kanë pyetur 'për ndonjë lidhje të mundshme të emrit të tij me Shqipërinë'.
"Për këtë vend kam dëgjuar që i vogël, e më pas kuptova se më parë vinte emri Shqipëri. Ky vend është një vaksinë, që e mbaj gjithë jetën me vete", - është shprehur këngëtari italian, Albano Carrisi.
Fama e tij u njoh dhe u vlerësua që në vitet e regjimit komunist, veçanërisht në jugun e Shqipërisë dhe Tiranë, e cila u vërtetua nga suksesi në koncertin që dha në stadiumin "Qemal Stafa", në vitin 1989, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, Romina.
Shoqata që mban emrin e tij u themelua në Vlorë, në janar të vitit 1996. Numëron 500 anëtarë, 200 prej të cilëve me emrat "Albano" dhe "Romina". Në ditën e krijimit të shoqatës "Al Bano Karrisi", dy të porsalindurve iu vendos emri: Albano Arapi dhe Romina Brokaj.
Vizitën e tij të parë në Shqipëri e zhvilloi me insistimin e të atit, Don Karmelo, i cili i kërkoi Albanos të shihte Shqipërinë, vendin, ku kishte shërbyer dikur, ushtar. Në 17 shtator 1989, ai dha koncertin e parë në stadiumin "Qemal Stafa", ku edhe hapi portat e demokracisë.
Më tej, Albano u ftua nga shoqata me të njëjtin emër, më 7 nëntor të vitit 2004, në Pallatin e Kongreseve, ndërsa vizitoi Vlorën dhe qytetin e Krujës. Është rikthyer sërish më 1 maj 2008 në qytetin e Vlorës, ku fansat e tij festuan së bashku 65-vjetorin e lindjes dhe i dorëzuan titullin: "Mirënjohja e qytetit të Vlorës".
Më 8 qershor 2009, në një tjetër vizitë në Shqipëri, këngëtari italian Albano Carrisi u nderua nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me titullin më të lartë "Nënë Tereza".
-Biografi-
Albano Carrisi, mit i muzikës italiane, lindi në Çelino San Marko të Italisë. Carrisi ka një karrierë artistike prej 40 vitesh dhe pjesa më e madhe e këngëve është kompozuar nga vetë ai.
Këngëtari italian është pjesëmarrës në 11 edicione të Festivalit të Sanremos, duke fituar 1 herë çmimin e parë, 1 herë të dytin dhe 2 herë çmimin e tretë, në këtë festival.
Për karrierën e shkëlqyeshme artistike, ai ka marrë 26 disqe të artë, 8 disqe platini si dhe shumë çmime të tjera. Nga viti 1997, Albano Carrisi është Ambasador i OKB-së për luftën kundër drogës, ndërsa dy vite më pas, Ambasador i FAO-s.
9/22/2009
Rreth ATSH-së
Art & Kulturë
Ekonomi & Biznes
Edukimi
Mjedisi
Të Drejtat e Njeriut
Puna
Stil Jetese
Zhvillimi Rajonal
Shkencë dhe Teknologji
Çështje Sociale