For your voice to be heard
Search
ATA Forum
Central Forum
Home
Photo Gallery
Hot Topics
Forum
E-Polls
Useful Links
About ATA
About WEBDEP
Quick Vote
A do te ndikoje hyrja ne NATO ne avancimin e procesit integrues se Shqiperise ne BE ?
Po
Pjeserisht
Jo
DY SHEKUJ, KUR BAJRONI U MAHNIT NGA VESHJA DHE SHPIRTI I SHQIPTARËVE
"Shqiptarët me veshjen e tyre më madhështoren në botë, të përbërë prej një fustanelle të gjatë... me pisqolla dhe jatagane të stolisur me argjend...". Shkruante kështu poeti anglez Lordi Bajron 200 vite më parë ndërsa vizitonte për herë të parë Shqipërinë dhe mahnitej nga veshja dhe salltanetet që e mikpritën atë në viset e Ali Pashë Tepelenës.
200 vjetori i vizitës së parë në Shqipëri të poetit anglez Lord Bajron, i cili shtegtimit të tij në Shqipëri i kushtoi dhe poemën e njohur Shtegëtimi i Çajld Haroldit", u kujtua sot në simpoziumin e parë ndërkombëtar akademik, me temë "Bajroni dhe Ballkani", organizuar nga shoqata shqiptare "Bajroni", drejtuesit e së cilës propozuan dhe vendosjen e bustit të tij në kryeqytet.
Fjalën e hapjes e mbajti Prof. Dr. Afrim Karagjozi, i cili më pas prezantoi edhe 5 boceta sklupturash, që do t'i paraqiten si propozime Këshillit të Rregullimit të Territorit për vendosjen e një busti të Lord Bajron në Tiranë.
E ftuar në këtë simpozium, Shobhana Bhattacharji, profesore e Universitetit të Nju Dehlit referoi për temën "I dua shumë shqiptarët". Ndërsa Prof. Moikom Zeqo mbajti referatin "Bajronizmi në konceptin e shqiptarëve", shkrimtarja Flutura Açka foli mbi temën: "Influenca e Bajronit në literaturën aktuale".
- Simpozium në 200 vjetorin e vizitës së parë të Llord Bajronit në Shqipëri.
-Lidhja e Lord Bajronit me Shqipërinë-
Gjatë udhëtimeve në Gadishullin Ballkanik Lordi Bajron takoi disa herë Ali Pashë Tepelenën, (Ali Pashë Janina, rreth 1740 - 24 janar 1822), sundimtarin e fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri, duke gëzuar prej tij një respekt të veçantë.
Bajron mbajti gjatë gjithë kohës shënime, por pa harruar të përmendte edhe teshat kombëtare shqiptare, të cilat i vlerësoi si "teshat më të bukura në botë".
Në kohën e qëndrimit të tij në viset shqiptare, Bajron shkroi poemën "Shtegtimi i Çajld Haroldit", ku përmend ndër të tjera: "Më tërheqin shumë me atë ngjashmërinë e tyre me Hajlanderët e Skocisë në veshje, pamje dhe në mënyrën e tyre të jetesës".
Çdo herë kur kthehej në Angli ai fliste me respekt për veshjen kombëtare shqiptare. Ndërsa tek shqiptarët pa një shpirt të veçantë, që i ndezi imagjinatën poetike për tema ekzotike.
Gjatë vizitës në Shqipërinë jugore në Janinë më 1808, Lord Bajron mori si kujtim nga ato vise, një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 e shtynë piktorin Tomas Filips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit, veshur me kostumin shqiptar.
Portreti titullohet: "Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian" (Portret i një fisniku me veshje shqiptare) ku paraqet Bajronin me një veshje, ku ndërthuren e purpurta dhe e arta e jelekut me vizat gri e blu të një një turbani, që i përngjan më shumë një shalli, ndërsa e bardha e këmishës dhe e fustanellës, me të zezën e kadifenjtë të një xhakete".
-Biografi-
George Gordon - Lordi Bajron (Lord Byron) konsiderohet si poeti dhe satiristi më i famshëm anglez. Lindi më 22 Janar të vitit 1788 në Londër (Angli). I ati ndërroi jetë kur ai ishte në moshë të mitur, kështu që gëzoi titullin "Lord" në moshën 10-vjeçare. Gjatë studimeve në Universitetin e Kembrixhit u mor me poezi. Ishin shokët dhe fqinjët, ata që e nxitën 18-vjeçarin, të publikonte përmbledhjen e parë me poezi në vitin 1806.
Bajron, ishte titulli më i ulët mbretëror dhe rridhte nga shprehja angleze: "My man in London" ose "Njeriu i im në Londër". Bajroni shoqëronte mbretin, kujdesej për tokën dhe kështjellat mbretërore, ndërsa kontribonte për mbajtjen e rendin në rajon. Në gjuhën gjermane emri Bajron do të thotë "luftëtar i lirë".
Për vite me radhë, së bashku me miqtë e tij, Bajroni shëtiti Lindjen e Afërt. Në vitin 1812 rikthehet në Londër ku publikoi poezinë e tij të parë të gjatë: "Çajld Harold", (Cantos of Childe Harold), e cila brenda një periudhe të shkurtër, arriti një sensacion artistik.
Në vitin 1814, Lordi Bajron martohet me Anne Isabella Mibanke, me të cilën pati një vajzë. Tradhëtitë e shpeshta e detyruan Anën, bashkëshorten e tij që të kërkonte ndarje. Dy vite më pas, në 1816, Bajroni braktisi Londrën dhe në 1817 u vendos në Venedik (Itali), ku së bashku me Persi Shellej (Percy Shelley) shëtisin nëpër vende të ndryshme të Evropës.
Udhëtimet dhe aventurat që Bajron përjetoi nëpër Evropë, e frymëzuan që të shkruajë "Don Zhuani", kryeveprën e tij, të cilën e botoi në vitin 1819. Gjatë aventurave të tij, si i dërguar i mbretërisë angleze, ndihmoi luftëtarët italianë si dhe ata grekë, në luftën e tyre për pavarësi.
Pas një shëtitje me kuaj në një ditë me shi, Bajroni mori ftohje dhe vdiq në Misolongi (Greqi) më 19 Prill të vitit 1824.
9/17/2009
About ATA