Që zëri yt te dëgjohet
Kërko
Forumi ATSH
Forumi Qëndror
Faqja Kryesore
Galeria e Fotove
Çështjet Kryesore
Forumi
Votime Elektronike
Adresa të Nevojshme
Rreth ATSH-së
Rreth WEB.DEP
Votim i Shpejtë
A do te ndikoje hyrja ne NATO ne avancimin e procesit integrues se Shqiperise ne BE ?
Po
Pjeserisht
Jo
NIS VITI I RI SHKOLLOR NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR
Shkollat e arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm në Shqipëri kanë hapur sot dyert për mbi 400 mijë nxënës. Në shkallë vendi numërohen rreth 376 drejtori të shkollave të mesme dhe 1749 drejtori të shkollave 9 vjeçare, të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvjatjen e vitit të ri shkollor 2009-2010.
Viti i ri shkollor nis me disa risi. Për herë të parë, këtë vit shkollor do të funksionojnë 50 klasa të reja përgatitore për fëmijët 5-6 vjeçar, në shkollat e Ciklit të Ulët, që u mundësua falë zbatimit të projektit "Cilësi dhe barazi në arsim".
Por, këtë vit shkollor, nxënësit e klasës së VI, përveç gjuhës së huaj të parë të detyruar, do të kenë mundësi të mësojnë edhe një gjuhë të huaj të dytë fakultative (jo me detyrim). Mësimi do të zhvillohet mbi bazën e orëve ekstra-kurrikulare. Synimi i kësaj politike arsimore është shumëgjuhësia në shkollat e arsimit parauniversitar, mundësimi i mësimit të një gjuhe të huaj në moshë sa më të vogël,( klasa III ) vijimësia e gjuhës ( klasa VI ) si dhe mundësia e gjuhës së dytë në ciklet pasardhëse.
Edhe gjimnazi është përfshirë nga një risi këtë vit të ri shkollor. Me kohë të plotë në vitin e ri shkollor, gjimnazet do të fillojnë me dokumente të reja shkollore si: planet e reja mësimore, korniza e re kurrikulare e gjimnazit, programet dhe standardet lëndore si dhe udhëzuesit lëndorë.
9/14/2009
Rreth ATSH-së
Art & Kulturë
Ekonomi & Biznes
Edukimi
Mjedisi
Të Drejtat e Njeriut
Puna
Stil Jetese
Zhvillimi Rajonal
Shkencë dhe Teknologji
Çështje Sociale