Që zëri yt te dëgjohet Kërko    
  
 
   Forumi ATSH      Forumi Qëndror     
Faqja Kryesore
Galeria e Fotove
Çështjet Kryesore
Forumi
Votime Elektronike
Adresa të Nevojshme
Rreth ATSH-së
Rreth WEB.DEP
Votim i Shpejtë

A do te ndikoje hyrja ne NATO ne avancimin e procesit integrues se Shqiperise ne BE ?



LORIK CANA, " KALIMI NË PREMIER LEAGUE, REALIZIMI I NJË ËNDRRE"
Pak orë përpara sfidës së kombëtares shqiptare me përfaqësuesen e Danimarkës, një nga lojtarët kryesorë të ekipit kuq e zi, Lorik Cana, tregon në një intervistë për ATSH-në synimet për këtë ndeshje si dhe flet rreth transferimit të tij në Premier Ligën angleze, si një lojtar i ekipit të Sandërlendit.
- Pak orë përpara takimit me Danimarkën, si e shikon Cana këtë sfidë?
- Pikësynimi ynë është që të përgatitemi më së miri për eliminatoret që do të fillojnë vitin e ardhshëm. Ne duhet të marrin sa më shumë pikë, pasi sa më shumë pikë që të marrim aq më mirë është për kombëtaren tonë, pasi pikaverazhi do të përcaktojë se kujt vazoje i përkasim. Për momentin ne jemi në vazon e katërt, por kemi shumë pranë shumë ekipe dhe Nyoni(aty ku ndodhet edhe qeveria e futbollit boteror) mund të na kalojë në vendin e pestë, ku do të kemi vetëm një ekip të dobët në grup atë të vazos së gjashtë. Këtu bëhet fjalë që ne të marrim sa më shumë pikë në grup, duke parë që në Europianin e 2016-ës do të marrin pjesë 24 skudra, pra jo me 16-të. Dhe është shumë e rëndësishme që të marrim sa më shumë pikë. Përsa i përket Danimarkës ata vijnë thjesht për të marrë kualifikimin. Kështu që parashikoj një ndeshje të fortë.
- Kalimi në Premier League ka qenë kurorezimi i një karrire fantastike futbolli. Ç'mund të na thoni për këtë?
- Që të luash në katër skuadrat më të mira të Anglisë nuk është e lehtë, prandaj në disa momente të jetës një person duhet të marrë vendimet e duhura, pra të bëjë zgjedhjen e saktë. Çdo lojtar para se të kalojë tek një klub duhet të marrë parasysh çdo detaj. Disa lojtarë mund të transferohen tek një klub edhe pa marrë garanci që të jenë në formacionin bazë, ndërsa disa të tjerë kalojnë tek klubet të sigurt se do jenë titullarë. Dhe unë i përkas grupit të dytë. Për mendimin tim ky fakt nuk është për t'u anashkaluar. Unë mora vendimin që të shkoja tek Sunderlandi pasi kisha garanci që unë do të isha titullar.
- Si mund t'ia shpjegoni publikut përzgjedhjen që bëtë, pra Sanderlandin. Pse jo një ndër ekipet e tjera që kishin shprehur interes të veçantë për shërbimet tuaja?
- Kjo ishte një lëvizje shumë e mirë për mua pasi ky kampionati është kampionat ku të gjithë të shikojnë. Dhe më pas mund të lëvizësh pas 1 apo 2 vitesh. Kam kaluar tek Sunderlandi për shkak se dua të kem një eksperiencë personale dhe per t'i treguar të tjerëve që e kam nivelin për të luajtur aty. Nga ana tjetër, dua t'ju them se nuk kam ikur aty vetëm për këtë fakt, por kam ikur pasi e di që ai është një klub me traditë shumë të madhe, me një ndër stadiumet më të mira në Angli, me qëndër stërvitore nga më të mirat në Angli dhe me fansa fantastikë. Kalimi im te Sanderlandi nuk është një rastësi ai është një klub me shumë ambicie pasi renditet ndër katër klubet që kanë shpenzuar më shumë në këtë merkato. Në këtë ekip luajnë edhe shumë lojtarë që aktivizohen në kombëtaren angleze.
- Tashmë jeni kapiten tek Sandërlendi, çfarë përgjegjësie sjell kjo?
- Tek Sunderlandi kam dëshirë që të rrij së paku 2 vjet, ndoshta një vjet është shumë pak. Pasi tani më kanë dhënë një përgjegjësi edhe më të madhe pasi më kanë bërë kapiten dhe ky fakt mua më ka dhënë edhe më shumë përgjegjësi. Në Angli është shumë e vështirë për një lojtar të huaj që të bëhet kapiten. Kjo gjë ndodh tek Arsenali sepse menaxheri është nga jashtë, por në ekipet e tjera është shumë e vështirë. Të gjithë janë befasur nga ky emërim dhe unë e kam pranuar dhe do të mundohem që të jap maksimumin.
-Kur ju firmoset për Sanderlandin menaxheri juaj Steve Bruce tha se kishte arritur një marrëvëshje me njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm. Çmund të na thoni për këtë fakt?
- Marrëdhëniet që kam patur me Steve Bruce kanë qënë të shkëlqyera. Dhe është pikërisht ky relacion që ndikoi shumë në kalimin tim tek Sanderlandi. Steve Bruce ka qënë njëri prej lojtarëve më të mirë tek Manchester-i. Ai ka qënë një qëndërmbrojtës. Ai është një ndër trajnerët më të respektuar në Angli. Unë kalova tek Sanderlandi pasi ata ndryshe nga Evertoni dhe Totenhami treguan shumë vendosmëri. Trajneri tek unë ka shumë besim. Ai u përball me të gjithë njerëzit e klubit vetëm që të më jepte shiritin e kapitenit. Dhe unë kam shumë besim se do ja shpërblej këtë besim që ai më ka dhënë. Ai ka një vizion mjaft të qartë për futbollin. Bruce ka parë tek unë shpirtin tim luftarak dhe prandaj besoj se më dha dhe shiritin e kapitenit.

9/9/2009