For your voice to be heard Search    
  
 
   ATA Forum      Central Forum     
Home
Photo Gallery
Hot Topics
Forum
E-Polls
Useful Links
About ATA
About WEBDEP
Quick Vote

A do te ndikoje hyrja ne NATO ne avancimin e procesit integrues se Shqiperise ne BE ?



DY SHEKUJ, KUR BAJRONI U MAHNIT NGA VESHJA DHE SHPIRTI I SHQIPTARËVE

"Shqiptarët me veshjen e tyre më madhështoren në botë, të përbërë prej një fustanelle të gjatë... me pisqolla dhe jatagane të stolisur me argjend...". Shkruante kështu poeti anglez Lordi Bajron 200 vite më parë ndërsa vizitonte për herë të parë Shqipërinë dhe mahnitej nga veshja dhe salltanetet që e mikpritën atë në viset e Ali Pashë Tepelenës.
200 vjetori i vizitës së parë në Shqipëri të poetit anglez Lord Bajron, i cili shtegtimit të tij në...

9/17/2009




AKREDITIMIT I UT-së NGA KËSHILLI BRITANIK I AKREDITIMIT

Akreditimi i Universitetit të Tiranës do të nisë brënda këtij viti nga Këshilli Britanik i Akreditimit.
"Që nga dita e sotme do të fillojnë zyrtarisht procedurat që duhet të ndiqen, me qëllim që Keshilli i Akreditimit Britanik të realizojë këtë proces thelbësor për universitetin", tha Rektori i UT, Dhori Kule pas takimit me Lordin Uotson, anëtar i Këshillit të Akreditimit britanik.
Lordi Uotson u shpreh se procesi i akreditimit do të...

9/8/2009




VETËM DET DHE ZHAVORR TË IMËT NDANË BRIGJEVE SHKËMBORE TË PALASËS

Në veprën e vet “Lufta Civile”, Jul Çezari përshkon mes të tjerash zbarkimin e trupave të tij “ndanë brigjeve Palaeste” në ndjekje të rivalit të tij, Pompeut.
Konflikti mes dy per­sonazheve të njohura në historinë e Romës së lashtë, u zhvendos në brigjet shqiptare. Në vitin ’48 para erës së re, Çezari arriti të triumfonte ndaj Pompeut, duke marrë qytetin e Jerikos. Palaesta. Vendi i zbarkimit të trupave të Cezarit është bregu i Palasës së sotme, në afërsi...

7/29/2009




AUTOSTRADA DURRËS-KUKËS-MORINË, DËSHMI E MADHËSHTISË SË LIRISË

Autostrada Durrës- Kukës- Morin, korridori i kombit, sikurse cilësoi sot Kryeministri Sali Berisha, "është dëshmia e madhështisë së lirisë, ndërtuar këtu në terrenin ndoshta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që vetëm 18 vite më parë renditej në 3-4 më të varfërit në botë".
Mes entuziazmit të disa mijëra qytetarëve shqiptarë nga të katër anët e vendit, që ishin mbledhur në urën e Fanit, pak kilometra në të djathtë të Rrëshenit, për...

6/25/2009




SHKRIMTARI SHQIPTAR, ISMAIL KADARE FITOI SOT PARADITE ÇMIMIN E MADH SPANJOLL PRINCI I ASTURIAS PËR LETËRSINË (PRINCE OF ASTURIAS AWARD FOR LETTERS).

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare u nderua u sot paradite (ora 10:30) me Çmimin e madh spanjoll, Princi i Asturias për Letërsinë (Prince of Asturias Award for Letters), një nga çmimet me prestigjoze në botë në këtë fushë.
Gazeta e njohur spanjolle, "El Mundo" njoftonte se kandidati shqiptar për çmimin "Nobel" e fitoi garën mes shkrimtarëve të përmasave të tilla si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë,...

6/24/2009




"POSTRIBI", NJË MUNDËSI INTERESANTE E HARMONIZIMIT TË HISTORISË ME LETËRSINË

Të shkruash, padyshim që është bukur, një mision i vështirë, fisnik dhe gjithësesi një art, i cili mbetet tepër i fuqishëm për ndërgjegjen.Eliaz Bushaj, nëse do ta cilësonim krijues, unë pa asnjë ngurim do ta vlerësoja së pari si një shkrimtar iniciator, ku historia jonë kombëtare shkrihet në mënyrë harmonike me artin e letërsisë.
Romani i Eljaz Bushajt, me një titull mjaft sinjifikativ “Postribi”, është një krijim sa i guximshëm aq dhe novator, sa...

6/20/2009




NJË ROMAN ARTISTIK MBI KRYENGRITJEN E POSTRIBIT

"Postribi", një roman artistik me nëntekst historik kryengritjen antikomuniste të vitit 1946 në Postribë të rrethit të Shkodrës, i autorit 63-vjeçar Eljaz Bushaj, u promovua sot në një prej bareve të Tiranës, në një mjedis miqsh, kolegësh dhe familjarësh.
Në qendër të romanit autori ka vënë historinë e kryengritjes antikomuniste të Postribës, një ngjarje e veçantë e historisë së popullit shqiptar, lënë në harresë për dekada të tëra. Shkrimtari...

6/20/2009




TORINO: KONFERENCE MBI DIASPOREN E RE SHQIPTARE NE ITALI

Historia e diasporës së re Shqiptare në Itali, dhe ecuria e saj e deritanishme, - e fotografuar në momentet e saj më kuptimplota, - ishin tema qëndrore e konferencës, "Diaspora Shqiptare 19 vjet pas ngjarjeve që shënuan fundin e diktaturës", që u zhvillua në Torino të premten në mbrëmje.
Në vitin 1990, bashkësia Shqiptare në Itali, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme Italjane, nuk numëronte më shumë se 2000 vetë. Në atë vit, shqiptarët...

6/20/2009




SHQIPËRIA DO TË PËRFITOJË KREDI NGA BTZHDZ

Banka e Tregtisë dhe Zhvillimit të Detit të Zi (BTZHDZ), një institucion financiar ndërkombëtar i krijuar 10 vite më parë, do të ndihmojë me kredi projektet publike në vendet anëtare, kryesisht projektet e vendeve të vogla, mes të cilave dhe Shqipëria.
"Kreditë do të jepen për projekte që kanë të bëjnë kryesisht me energjinë, infrastrukturën dhe ndërmarrjet e vogla", tha të dielën Presidenti i BTZHDZ-së Hyrettin Kaplan, në një konferencë për shtyp në...

6/15/2009




TURIZMI SHQIPTAR, POTENCIALET DHE SFIDAT

Industria turistike shqiptare është futur aktualisht në një fazë maturiteti, gjë që po shoqërohet edhe me përmirësimin gjithnjë në rritje të infrastrukturës në përgjithësi të vendit.
Në një intervistë për ATSH-në Presidenti i Nderit i Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Agim Sinoimeri, flet për avantazhet e turizmit në Shqipëri në raport me vendet e rajonit, por edhe efektet pozitive të bashkëpunimit me këto vende, pa lënë pas dhe nevojën për...

6/11/2009




VLORE: UNIONET E BIZNESEVE TE SHQIPERISE, MALIT TE ZI DHE MAQEDONISE FIRMOSIN BASHKEPUNIMIN RAJONAL

Një Memorandum Bashkëpunimi rajonal I arritur mes Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës e Maqedonisë, synon marrjen e hapave konkrete në mbështetje të bizneseve të këtyre shteteve si dhe në zgjidhjen e shumë problemeve që dalin në rajon.
Memorandumi, nismë e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, parashikon ngritjen e një grupi të përbashkët pune për hartimin, financimin e projekteve dhe programeve të...

6/10/2009




PARKU BALLKANIK I PAQES - NJË PROJEKT ZHVILLIMI TURISTIK MES SHQIPËRISË, KOSOVËS E MALIT TË ZI

Një shoqatë bamirësie, me qendër në Britaninë e Madhe po promovon turizmin malor në fshatin Theth të qarkut të Shkodrës, një rajon ndërkufitar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi si një alternativë ndaj turizmit masiv bregdetar, me synimin për të krijuar një "park paqeje" ndërshtetëror.
Sipas BalkanTravellers, një revistë elektronike që promovon turizmin në rajonin e Ballkanit e që i referohet së përditshmes britanike "Yorkshire Post", në...

6/5/2009




MREKULLITË E JONIT, TANI PER 5 ORE NGA TIRANA NË SARANDË

Rruga e Rivierës, ose rruga e diellit që përshkon krejt fshatrat e Bregut, nga Vlora në Sarandë tashmë është gati, e zgjeruar dhe e shtruar me asfalt, për të pritur mijrat e turistëve vendas e të huaj, që do të vërshojnë këtë sezon veror në plazhet e mrekullueshme të Jonit të kaltërt. Këto ditë të para të qershorit, ndërsa u nisëm nga Tirana në një mot me vranësira dhe me shi, në më pak se dy orë mbërritëm në Vlorë, duke përshkruar deri në Fier autostradën e...

6/4/2009




MEDIAT NDËRKOMBËTARE, PËRCJELLIN ME JEHONË TË MADHE, HAPJEN E TUNELIT THIRRË-KALIMASH

Përurimi i çeljes se tunelit te Kalimashit si nyje kyçe inxhinierie e autostradës moderne Durrës-Kalimash, ka bërë vend në mediat e shkruara, ato online dhe elektronike, për domethënien e saj në Shqipëri dhe Kosovë, por dhe më gjerë për rajonin.
Zyra e shtypit e Kryeministrisë, bëri të ditur sot se, Agjencia e lajmeve AP qe është cituar deri në Tajvan News online, e sheh hapjen e tunelit që lejon ndërtimin e një rruge të shpejtë që do të shkojë në...

6/2/2009




DRITË NË TUNELIN THIRRË- KALIMASH

Sfida më e madhe e infrastrukturës, rruga Durrës-Kukës- Morin, po shkon drejt fundit, ndërsa një ndër pikat më kyçe të kësaj rruge, tuneli Thirrë-Kalimash, më i madhi në Ballkan i ndërtuar në një terren të thepisur shkëmbor, u përurua të dielën nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ceremonia u zhvillua mes një interesimi të jashtëzakonshëm qytetarësh nga Shqipëria dhe Kosova si dhe përfaqësuesve të medias të të...

6/1/2009




PËRFUNDOJNË PUNIMET NË NJË NGA DY TUNELET E KALIMASHIT

Plot pas dy vjetësh nga fillimi i punimeve për dy tunelet e Kalimashit, vepra më e madhe inxhinjerike që po ndërtohet në Shqipëri, pjesë e autostradës Durrës- Kukës, njëri prej tyre tashmë ka përfunduar plotësisht. Tuneli 5,6 kilometra i gjatë, i ndërtuar në një terren të vështirë malor në verilindje të vendit, dhe me shpejtësinë më të madhe, tashmë është i hapur.
"Një plasje e fuqishme në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm bashkoi dy anët e...

5/25/2009




UNIVERSITETI I TIRANËS FITON KONKURSIN KOMBËTAR SIFE ALBANIA 2009


Skuadra e Universitetit të Tiranës u shpall fituese e çmimit të parë të Konkursit Kombëtar SIFE Albania 2009, mes skuadrave të 9 universiteteve nga gjithë vendi me pjesëmarrjen e më shumë se 300 studentëve. Vendin e dytë e meritoi skuadra nga Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi", duke lënë prapa grupin e Universitetit Ushtarak "Skënderbej", në ditën e dytë dhe të fundit të këtij konkursi që u zhvillua sot në Tiranë.
Prezantuar me 3...

5/25/2009




MJEDISI SHQIPTAR ËSHTË I GATSHËM T'I MIRËPRESË TURISTËT ME STANDARDE EVROPIANE

Ujërat bregdetare, në të gjithë territorin e vendit, janë të pastra, ndërkohë që shumica e plazheve rezulton të jenë 7-8 herë më mirë nga norma e lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë siguron në një intervistë për ATSH-në zv/ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Aleksandër Garuli.
"Në këtë përmirësim të cilësisë ka ndikuar edhe masat që janë marrë për pastrimin e ujërave që rrjedhin nga qendrat urbane", tha zv/ministri...

5/20/2009




REPORTAZH: DURRËS: SHTETASIT E HUAJ, REALITETE TË PËRDITSHME TË QYTETIT

Të paktën 1088 shtetas të huaj nga rreth 56 vende të ndryshme të botës jetojnë në qytetin e Durrësit prej vitesh, ku pjesën kryesore e zënë kinezët, italianët dhe turqit.
Azis M, që ka ardhur 4 vjet më parë nga rrethinat e Ankarasë, ndjehet mirë në Durrës, ku bashkë me vëllezërit e tij kanë hapur fillimisht një punishte dhe shitore ëmbëlsirash, të cilat tashmë janë bërë të njohura dhe mjaft të kërkuara në qytetin bregdetar.
"Nuk jemi...

5/12/2009




BRAIN GAIN PO RIKTHEN TË RINJTË NË ATDHE

Programi “Brain Gain”, i cili synon identifikimin dhe nxitjen e kthimit të të talentuarve pranë institucioneve publike, institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencës dhe sektorit privat e më pas mbështetjen e tyre në procesin e integrimit apo riintegrimit në Shqipëri, po jep rezultatet e pritshme.
Këshilltari i Kryeminitrit për Arsimin, Prof. Dr, Myqerem Tafaj, në një intervistë për ATSH-në tregon se deri tani numri i të kthyerve në Atdhe është i...

5/8/2009