Moratorium për gjuetinë në Shqipëri

Gjuetia TIRANË, 10 Janar/ATSH/.-Gjendja problematike dhe shqetësuese e kontrollit mbi gjuetinë turistike dhe sportive në vend, si dhe  menaxhimi i qëndrueshëm i llojeve të faunës së egër, është qëllimi i projektligjit “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, i paraqitur së fundi për shqyrtim dhe miratim në parlament.
Drafti i propozuar nga qeveria synon të ndalë humbjen e mëtejshme të popullatave të llojeve të faunës së egër, përmes vendosjes së kontrollit mbi aktivitetin e gjuetisë së pakontrolluar; pajisjes me armë gjahu dhe armë zjarri të një numri të madh personash; rritjes së numrit të gjuetarëve të huaj klandestinë, etj.
Pr/ligji krijon mundësi që të ndërhyhet menjëherë për frenimin e kësaj situate dhe të sigurohen premisa për përmirësimin e shpejtë të gjendjes.

Fenomeni i gjuetisë së paligjshme në Shqipëri ka qënë objekt dhe i progres raporteve të Komisionit Evropian për Shqipërinë, në vitet 2011 dhe 2012, ku është theksuar se ky aktivitet mbetet një problem që duhet adresuar.
/a.s/a.m/

Top