Ministria e Mjedisit, p/ligj për moratoriumin për gjuetinë

1401 Ministri i Mjedisit Lefter Koka ne konferencen - Zhvillimi i qendrueshem i industrise Foto Florian AbazajTIRANË, 18 Janar/ATSH-Eriola Çuko/ – Ministria e Mjedisit ka propozuar projektligjin “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Shqipëri”, për një periudhë 2 vjeçare.
Propozimi i moratoriumit vjen për shkak të pajisjes me armë gjahu dhe armë zjarri të një numri të madh personash, rritjes së numrit të gjuetarëve të huaj klandestinë në një kohë relativisht të shkurtër, që përbëjnë premisa për këtë gjueti pa kontroll. Po kështu, një tjetër shkak për këtë propozim është dhe ushtrimi i gjuetisë së paligjshme gjatë gjithë vitit (edhe në periudhën dhe ditët e ndaluara për gjueti). “Projektligji erdhi pas presionit të lartë të ushtruar gjatë fazave të zhvillimit e shumimit të faunës së egër, por edhe përdorimit të mjeteve shfarosëse në masë të ndaluara me ligj (drita, imitues, ndjellës etj.)”, shprehet ministri i Mjedisit, Lefter Koka, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Ministri Koka paralajmëroi më parë një moratorium për gjuetinë në vend, duke sjellë në vëmëndje njëherësh dhe situatën emergjente në pyje. Shumë burime ndërkombëtare kanë evidentuar faktin se në gjithë zonën bregdetare të Shqipërisë ushtrohet në masë gjuetia e paligjshme sidomos gjatë periudhës së kthimit të shpendëve migratorë./s.s./

Top