Korçë – Prefekti Konomi: “Shumë shpejt nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje”

2301 Prefekti i Qarkut Korçë, Ardit KonomiKORCË, 23 Janar/ATSH-Eftjola Fili/.- Shumë shpejt pritet qe të nisë ne qarkun e Korçes aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje. Prefekti i qarkut, Ardit Konomi, ka bere te ditur se janë identifikuar të gjitha ndërtimet pa leje dhe se nuk do të kursehet prishja e tyre, sidomos në zonat e mbrojtura. “Ka një aksion për ndërtimet e paligjshme. Aktualisht disa njësi brenda ministrisë së Brendshme janë duke hartuar një hartë të ndërtimeve të paligjshme dhe bazuar mbi të, do të nisë një aksion për prishjen e ketyre ndërtimeve në të gjithë territorin e qarkut”, eshte shprehur ai.
Prefekti ka shtuar se aksioni do të ketë në fokus kryesisht zonat e mbrojtura, duke përmendur këtu zonën e Prespës, Ohrit dhe gjithë ato zona ku problematika është më e ndjeshme. Sipas tij, aksioni do të shtrihet kudo, pa toleruar askënd, madje nuk do të kursejë as shtesat dhe ndërtimet që kanë kaluar numrin e kateve të përcaktuara në lejen e dhënë.  /a.ke/